Malësia e Krujës bllokohet nga bora, mbyllen edhe ambulancat

Rëndohet së tepërmi situata në fshatrat e zonës malore të Krujës. Dëbora e rënë gjatë gjithë natës ka shkaktuar bllokimin dhe izolimin e tërë fshatrave të kësaj zone ku trashësia e dëborës ka arritur në 40 cm dhe madje sipas kryetarit të komunës së boreCudhinit, Xhevahir Bilja, në Qafështamë trashësia e dëborës ka arritur deri në 1 metër.

Për pasojë të kësaj gjendje janë mbyllur tërë shkollat e kësaj komune dhe rifillimi i mësimit në këto shkolla varet nga moti.

Por përveç shkollave rezulton se janë mbyllur edhe ambulanca me justifikimin se dëbora ka bllokuar lëvizjen e njerëzve siç është konkretisht rasti i ambulancës së fshatit Nuaj, që është qendra shëndetësore kryesore në këtë komunë.

Trashësia e borës dhe bllokimi i rrugëve ka sjellë pasoja edhe për transportin e të sëmurëve ku si mjet përdoren sipas rastit vetëm automjete tip fuoristrade 4×4 të pajisura me zinxhirë. Situata është tej mase e përkeqësuar dhe për shkak të mungesës së ushqimeve për blegtorinë, si dhe mungesës së energjise elektrike për të cilën banorët thonë se mungon prej shumë ditësh e megjithatë deri tani nuk ka asnjë interesim nga askush për ta risjellë.

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim