Mamografët lëvizës, ende në vend! Leximi i mamografive, vetëm në Tiranë

Ministria e Shëndetësisë në fillim të muajit tetor prezantoi dhe përuroi blerjen e dy mamografëve lëvizës. Padiskutim që ky ishte një hap shumë i mirë për t’u dhënë mundësinë njerëzve që të bëjnë ekzaminimin pavarësisht se në zonën e tyre mund të mos ketë mamografë të instaluar. Gazeta “Shëndet+” vazhdon të

Mamografët lëvizës para ISHP-së (29 tetor 2014)

Mamografët lëvizës para ISHP-së (29 tetor 2014)

ndjekë me interes punën që po bëhet në këtë drejtim, nëse mamografët lëvizës kanë filluar punën në terren ose jo. Për të pyetur rreth kësaj çështjeje, iu drejtuam ISSH-së, duke komunikuar me specialisten Kozeta Filipi.

A janë vënë në shërbim të njerëzve dy mamografët lëvizës gjatë këtij muaji?

Ministria e Shëndetësisë me fondet e saj ka blerë dy mamografë lëvizës, shumë modern, modelet e fundit të tregut. Këta dy mamografë do të vihen shumë shpejt në shërbim. Sot punuam me mamografinë e parë, që është gati për punë që nesër. Ndërkohë ISSH do të organizojë ekipe për të kryer mamografitë në rrethe. Nëpër ekipe do të jenë tekniku i mamografisë, do të jenë edhe disa njerëz të tjerë që do të asistojnë dhe do të ndihmojnë në organizimin e punës. Mendohet se do të fillohet në Tiranë, të premten, meqë të premten do të bëhet edhe një marshim pikërisht për sensibilizimin e grave në luftën kundër kacerit të gjirit. Më vonë, sipas një plani të caktuar, do të organizohet nëpër rrethe të ndryshme të Shqipërisë.

Është përcaktuar se në cilat rrethe do të shtrihet ky shërbim dhe a keni të dhëna se në cilat zona të Shqipërisë ka munguar shërbimi i mamografisë?

Ekzistojnë të dhëna se në cilat rrethe ka mamografi dhe në cilat rrethe nuk ka. Mamografia do të kryhet nëpër rrethe dhe përgjigja do të jepet më vonë, pasi imazhet do të transferohen te specialisti radiolog që do ta lexojë dhe do ta interpretojë. Tekniku në rrethe kryen vetëm ekzaminimin e mamografisë. Përgjigja merret më vonë.

Mamografia e prishur në poliklinikën e specialisteteve nr.3 (29 tetor 2014)

Mamografia e prishur në poliklinikën e specialisteteve nr.3 (29 tetor 2014)

Në muajin tetor shërbimi i mamografisë ka qenë falas, ndërkohë ka mbetur vetëm tre ditë nga ky muaj. Nëse shërbimi zgjatet deri në nëntor, a do vazhdojë të jetë sërish falas shërbimi i mamografisë?

Këtë nuk e di, nëse do të ketë ndonjë tarifë.

Mamografia në Poliklinikën Qendrore vazhdon të jetë e prishur, ju është raportuar se kur do të rinisë si shërbim?

Sot kemi pasur kontaktin e fundit me teknikun e mamografisë, ka punuar në fillim të muajit dhe sot vazhdon të mos jetë në funksion. Nuk di të them se kur do të rinisë si shërbim. Por fluksi në fillim ka qenë shumë i madh për këtë arsye dhe mamografia pësoi edhe defekt./ Denisa Canameti

Postime të ngjashme

3 gjëra që duhet të bëni për të pasur lëkrë me shkëlqim
Zakonet që do t'ju "shpëtojnë" nga fryrja e barkut
5 mite dhe të vërteta rreth sëmundjeve venoze
“Sterilizimi”/ Shtyhet gjyqi për ish-ministrin Ilir Beqaj, ja kur do të mbahet seanca e radhës
Asambleja e OBSH, ministrja Sala prezanton prioritetet e Shqipërisë në shëndetësi
Polifenolet: Sekreti i të ushqyerit të shëndetshëm dhe mirëqenies
'Çohu o dreq mos bëj si e sëmurë'/ Infermierja te Psikiatria keqtrajton pacientët, reagon QSUT: Rast i papranueshëm, janë marrë masa për punonjësen
Qetësia mendore në punë: 6 mënyra për të ulur stresin dhe për t’u përqendruar