Mamografia falas, por s’ka mamografi!

Gratë dhe vajzat e Qarkut të Kukësit janë në mëshirë të fatit sa i takon sëmundjes së kancerit të gjirit, pasi ato nuk kanë mundësi që të ekzaminohen.

mamografiaShkak për këtë është mungesa e një aparati mamografie në të tre spitalet e këtij Qarku, gjë e cila ka ndikuar jo vetëm në shëndetin e grave dhe vajzave, por edhe në aspektin social dhe ekonomik të familjeve.

Një gruaje kuksiane për t’u ekzamininuar i duhet që të udhëtojë drejt Tiranës apo Kosovës për të bërë një vizitë në mamografi.

Madje, sipas përfaqësuesve të shoqërisë civile shumë gra e vajza nuk shkojnë për t’u ekzaminuar pasi kostoja e vizitave është e papërballueshme për buxhetin familjar.

Vera Istrefaj, përfaqësuese e shoqërisë civile  thotë se i është bërë kërkesë edhe ish-kryetares së Parlamentit Jozefina Topalli, por deri tani askush nuk ka dëgjuar zërin e grave dhe vajzave të Qarkut të Kukësit.

Faktin e pohon edhe drejtori rajonal i shëndetit publik, Albert Halili, i cili thotë se ka bërë kërkesë në Ministrinë e Shëndetësisë, ama deri tani nuk është bërë e mundur sjellja e një mamografie.

Ai thotë se në kuadër të këtij muaji, disa grave dhe vajzave do iu mundësohet vizita falë ndërhyrjes së disa institucioneve.

Ashtu si në të gjithë Shqipërinë, edhe në Kukës është rritur domosdoshmëria për ta kapur dhe diagnostikuar që në fazat e hershme kancerin e gjirit. Sëmundja e  kancerit të gjirit renditet ndër shkaqet kryesore të vdekshmërisë së grave dhe vajzave në botë.

Mjekët thonë se vënia në funksion e mamografive, aq më mirë dixhitale, do të ulë me rreth 30% numrin e vdekjeve./ Flutura Tota, Blerim Tota

Postime të ngjashme

Keni fëmijën me gji dhe jeni me grip? Mjekja pediatre: Kujdesi që duhet të tregoni që të mos ia transmetoni
Ushqimet ultra të përpunuara, ja dëmet që shkaktojnë në shëndet
Zakoni i thjeshtë që do t'ju sigurojë një gjumë më të mirë
Tejkalimet buxhetore 2021–2024 zbulojnë nevojat e larta në sektorin e shëndetësisë
“Është rritur në mënyrë eksponenciale”- Kardiologu Edvin Prifti shpjegon arsyet e atakut në moshat e reja
Si na tregon trupi ynë se duhet të zvogëlojmë konsumin e kripës?
Tre shenja që tregojnë se ndoshta po pini shumë kafe
Studimi: Ekspozimi ndaj dritës gjatë natës mund të lidhet me sëmundjet kryesore vdekjeprurëse në mbarë botën