Mamografia në spitale e poliklinika, falas për gjithë tetorin

Pranvera Kola

Kanceri i gjirit nuk po prek më vetëm moshat e rritura. Sipas autoriteteve shëndetësore, nga depistimet e kryera shfaqet në rritje numri i rasteve të reja të zbuluara tek grupmoshat 35-40 vjeç, ndërkohë që gjatë dy viteve të fundit sëmundja është zbuluar edhe tek moshat 20-vjeçare.

Duke iu referuar shifrave në rritje, ku rreth 500 është numri i pacientëve të rinj që ekzaminohen me këtë sëmundje çdo vit, ekspertë e shëndetit publik gjiri 1apelojnë që të mos neglizhohet kryera e kontrolleve mjekësore, që nga mjeku i familjes e deri tek ai specialist. Kjo pasi zbulimi i sëmundjes që në stadet e para të shfaqjes shton shanset që të trajtohet dhe të mos shoqërohet me pasoja fatale për jetën.

Fatkeqësisht në pjesën dërrmuese të rasteve pacientët e zbulojnë sëmundjen shumë vonë. Shkak për këtë bëhet jo vetëm mungesa e shenjave të dukshme të sëmundjes, por edhe neglizhenca në kryerjen e kontrolleve të vazhdueshme mjekësore. Kanceri i gjirit zë vendin e parë ndër shkaqet e vdekjeve tek femrat.

Për të nxitur kapjen e hershme të sëmundjes, përgjatë gjithë muajit tetor qendrat shëndetësore, spitalet dhe poliklinikat që kanë aparaturat përkatëse janë udhëzuar që të zhvillojnë ekzaminime falas. Në një takim të zhvilluar gjatë ditës së djeshme në një nga institucionet private shëndetësore, zëvendësministrja e Shëndetësisë, Milva Ekonomi, ka deklaruar se autoritetet e qeverisë po bashkëpunojnë edhe me sektorin privat për të ofruar ekzaminime falas, si mamografi apo eko gjiri përgjatë gjithë muajit. Të gjitha gratë, e veçanërisht ato rreth moshës 45-50 vjeç mund të kryejnë një mamografi falas për të mësuar nëse rrezikojnë të preken nga kanceri i gjirit.

kanceri i gjiritMamografia mund të dallojë tumorin rreth 2 vjet para shfaqjes së shenjave, kur ka akoma shanse për t’u trajtuar me sukses. Krahas shtimit të aparaturave diagnostikuese, Ekonomi bën me dije se është rritur edhe numri i citostatikëve që do të shkojnë për trajtimin e këtyre pacientëve.

“Për parandalimin e hershëm të sëmundjes në Shqipëri po vihen në dispozicion të popullatës femërore dy mamografë të lëvizshëm. Gjithashtu po investohet në një acelerator linear, për të ndihmuar kurimin. Doja të shtoja faktin që i është dhënë më shumë vëmendje kurimit të sëmundjeve, duke shtuar profesionistë në sistemin tonë shëndetësor publikë, që janë onkolog. Një gjë tjetër e rëndësishme është kurimi i sëmundjeve, ku sasia e barnave citostatikë që përdoren për kurimin e tumoreve është dyfishuar”, ka nënvizuar zëvendësministrja, Milva Ekonomi. Muaji tetor është muaji i sëmundjeve kancerogjene dhe të gjitha spitalet publike në vend, si edhe disa private do të ofrojnë kryerjen e mamografisë falas për femrat.

“Kanceri i gjirit shpesh shkakton shqetësim, stres dhe ankth. Është fakt konkret dhe i dukshëm se, informimi dhe sensibilizimi ka çuar në zbulimin dhe diagnostikimin e hershëm të kancerit. Sa më herët të zbulohet kanceri i gjirit, aq më tepër rriten edhe mundësitë për shërimin e tij”, bëjnë me dije ekspertët e shëndetit publik.

Postime të ngjashme

Cila është mosha ideale për të pasur një fëmijë sipas shkencëtarëve
Problemet me tiroiden tek fëmijët: Çfarë duhet të dinë prindërit
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
Shkencëtarët zbulojnë se vaksina kundër gripit ka një efekt shqetësues në shëndetin e grave
Hipertensioni gjatë shtatzënisë i lidhur me rrezikun e kardiomiopatisë së zgjeruar
A mund të rrisin rrezikun e kancerit të gjirit produktet tuaja për kujdesin e lëkurës?
7 shenjat e endometriozës që një grua nuk duhet të injorojë kurrë
Si ndryshon trupi i një gruaje pas lindjes, studimi tregon se kur analizat rikthehen në vlerat normale