Mamografitë, ç’po ndodh përtej vijës së verdhë të Tiranës?

Ministri i Shëndetësisë Beqaj, drejtoresha e QSUT-së Olgerta Manastirliu, drejtori i ISHP-së Arjan Bregu së bashku me mjekë dhe drejtorë të rretheve të ndryshme organizuan sot një takim për të folur rreth punës që po bëhet nga këto instanca në kuadër të sensibilizimit të grave për realizimin e mamografisë.

Beqaj, Bregu, Manastirliu

Ministri Ilir Beqaj, drejtori i ISHP-së Arjan Bregu dhe drejtoresha e QSUT-së, Olgerta Manastirliu

Mirëpo mamografia është një shërbim që nuk ofrohet në të gjitha spitalet e vendit. Ky nuk është një problem vetëm i rretheve, si për shembull i Kukësit, por është një problem i zonave më afër kryeqytetit, siç është Kamza, një qytet me afërsisht 90 000 banorë (2009).

Të pyetur nga “Shëndet+” nëse realizohet mamografia, mjekët në këtë spital shprehen se jo. “Banorët e Kamzës, – shprehen ata, – duhet të marrin një rekomandim nga mjeku i familjes dhe mamografinë ta bëjnë në Tiranë. Këtu nuk kemi as mamografi, por as onkolog”. Nuk dihet nëse 2 mamografitë lëvizëse për të cilat foli ministri do të vihen në shërbim edhe të këtyre banorëve, nuk dihet nëse ministria ka menduar diçka për këto zona, pasi ministri Ilir Beqaj refuzoi t’i përgjigjet pyetjes së gazetarëve të “Shëndet+” lidhur me këtë problematikë.

***

Muaji tetor në të gjithë  botën është muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, për të rritur vëmendjen dhe mbështetjen për sensibilizimin, zbulimin e hershëm, trajtimin, si dhe kujdesin paliativ për këtë sëmundje.

Kanceri i gjirit është  kanceri më i zakonshëm i grave në mbarë botën, si në vendet e zhvilluara dhe  vendet në zhvillim. Kjo rritje në vitet e fundit është për shkak të rritjes së jetëgjatësisë, rritjes së urbanizimit dhe mënyrave jo të shëndetshme të jetesës./ Denisa Canameti

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak