Mamografitë në Poliklinikën Qendrore Tiranë, jashtë funksionit

Denisa Canameti

Mamografia falas ka qenë kryefjala e këtij muaji. Por ky shërbim prej disa ditësh nuk po funksionon në Poliklinikën Qendrore të Tiranës (poliklinika numër 3). Të pyetura se kur do të rikthehet shërbimi i mamografisë, punonjëset e kësaj qendre shëndetësore, thonë se nuk e kanë idenë.

mamografiaNdërkohë, disa ditë ma parë Ogerta Manastirliu, drejtore e QSUT-së tha se “prej orës 14 deri në orën 20:00, kabinetet janë të hapura. Janë falas ekografitë dhe mamografitë. Mbi 40-45 vjeç mund të bëhet mamografia. Me anë të një karte identiteti, çdo paciente mund të vijë dhe të kryejë kontrollin”.

Ministria e Shëndetësisë në fillim të muajit tetor nxori urdhër që mamografitë të bëheshin falas veçanërisht për gratë mbi moshën 45 vjeç. Disa ditë më parë gazeta “Shëndet+” raportoi mungesën e mjekut onkolog dhe të mamografive në spitale të ndryshme të vendit.

Postime të ngjashme

3 gjëra që duhet të bëni për të pasur lëkrë me shkëlqim
Zakonet që do t'ju "shpëtojnë" nga fryrja e barkut
5 mite dhe të vërteta rreth sëmundjeve venoze
“Sterilizimi”/ Shtyhet gjyqi për ish-ministrin Ilir Beqaj, ja kur do të mbahet seanca e radhës
Asambleja e OBSH, ministrja Sala prezanton prioritetet e Shqipërisë në shëndetësi
Polifenolet: Sekreti i të ushqyerit të shëndetshëm dhe mirëqenies
'Çohu o dreq mos bëj si e sëmurë'/ Infermierja te Psikiatria keqtrajton pacientët, reagon QSUT: Rast i papranueshëm, janë marrë masa për punonjësen
Qetësia mendore në punë: 6 mënyra për të ulur stresin dhe për t’u përqendruar