24 raste të reja janë konfirmuar në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin në total të të prekruve në 518. Këtë deklaroi ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në seancën plenare.
“Nesër bëjmë 40 ditë që po përballemi me Covid 19, vendimet e marra në kohën e duhur nga qeveria shmangën atë që quhet krizë apo kolaps. Në këtë luftë shembull i përsosur kanë qënë shumica e qytetarëve duke u mbrojtur e duke mos i lënë kohë të na infektonte, ndërsa heronjtë tane janë mjekët, infermierët, epidemiologët, punonjësit e urgjencës kombëtare, i shpreh mirënjohjen. Sot Shqiperia konfirmon 518 te prekur nga COVID-19, ose 10,7% raste te testuara pozitive ne 4830 mije testimet e kryera, nje raport ky i pranuar nga OBSH per testimin, gjurmimin dhe izolimin e rasteve te dyshuara”, deklaroi ministrja.
Deri më tani mbi 250 pacientë të prekur janë shëruar, ndërsa 25 persona kanë humbur jetën.


