Manastirliu apelon: Ka të rinj në terapi intensive, bëni kujdes

Gazetare: Klevisa GJIKA

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Ogerta Manastirliu, gjatë mbajtjes së fjalës në kuvend thekson faktin se situata është shumë serioze dhe se shëndeti duhet të jetë primar në kohë të tilla.

“Po të shkoni sot te Spitali Infektiv, janë 6 persona rëndë, disa prej të cilëve fare të rinj. Kjo nuk është lojë, duhet marrë seriozisht”.

Pas deklaratës së epidemiologes Rovena Daja se nuk do të ketë izolim total, edhe ministrja e Shëndetësisë pohoi  të njëtën gjë. Në fjalën e saj, ajo apeloi se masat drastike nuk do të rikthehen, por tha duhet bërë kujdes sepse një shëndet i mirë mundëson një ecuri të mirë finanaciare.

“Mos e vendosim në një stres të pamerituar sistemin tonë shëndetësor. Qytetarët të zbatojnë masat e thjeshta, të endosin maskat, të ruajnë distancimin dhe të kujdesen për higjienën. Nëse nuk ka shëndet, s’ka ekonomi. Nuk do të izolohemi, nuk do të marrim masa, por duhet të zbatojmë rregullat e thjeshta”, u shpreh Manastirliu.

Postime të ngjashme

Skema e re e furnizimit me barna dhe fondet publike: Ministria “refuzon” t’i përgjigjet TFL-së për projektligjin
A ndikon obeziteti në fertilitetin e grave?
Prediabeti
Çfarë duhet të bëjë një pacient nëse diagnostikohet me prediabet
Betohet ministrja e Shëndetësisë/ Klodiana Spahiu merr zyrtarisht detyrën, zëvendëson Evis Salën
Check up-i në shtet/ Operatori i Sterilizimit shpall tender 20 mln euro për blerje kitesh dhe reagentësh
Mazhoranca voton Klodiana Spahiun si ministre të Shëndetësisë
Projektligji i ri për PAK: parashikohet rritja e aksesueshmërisë, por si do garantohet zbatimi?
U helmuan 139 persona në Fushë-Arrëz, ISHP konstaton ndotje në sistemin e ujit të pijshëm