Gazetare: Klevisa GJIKA
Rekordi i sotëm me 117 raste të reja dhe 2 humbje jete tregon rritje të fluksit të individëve me simptoma të COVID – 19. Vazhdimisht jepen mesazhe sensibilizuese për respektim të masave dhe ruajtje të distancimit social. Nuk mungojnë edhe apelet kundrejt qytetarëve përmes përshkrimit të bluzave të bardha dhe punës së tyre gjatë kësaj periudhe.
Në një postim në rrjetin social facebook, ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Ogerta Manastirliu tregon rastin e Merita Sefës, kryeinfermieres që po i shërben një pacienti të infektuar me COVID -19.
Krahas kësaj, ajo thekson se ne mund ta ndalojmë përhapjen e koronavirusit nëse tregojmë kujdes në përditshmëri.
Postimi i plotë:
SPITALI INFEKTIV
Kjo është kryeinfermiere Merita Sefa, e cila po i shërben njërit prej pacientëve, që aktualisht po trajtohet për simptomat e rënda të virusit të rrezikshëm në spitalin infektiv. Nuk është lojë, rrezikohet jeta! Sepse, siç thonë mjekët, të cilët janë çdo ditë pranë pacientëve, sëmundja është tinzare!
A mundemi ne ta kufizojmë përhapjen e COVID19? PO, nëse secili prej nesh tregon kujdes në përditshmëri Nuk është zgjidhje trajtimi në spital, por parandalimi:
Respekto distancën
Vendose maskën
Ruaj higjienën vetjake dhe kolektive

