Manastirliu: Edhe Shqipëria e prekur nga fenomeni i lëvizjes së lirë të mjekëve

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka pritur në një takim mjekët e rinj të sapopunësuar.

Në këtë takim ministrja foli dhe për largimin e mjekëve nga Shqipëria duke u shprehur se ky fenomen ka prekur edhe Shqipërinë.

“Të gjithë vendet janë të prekura nga fenomeni i lëvizjes së lirë të mjekëve, edhe vendi ynë është i prekur nga ky fenomen. Por e vërteta është që profesionistët e shëndetit vijojnë të punësohen në sistemin shëndetësor. Dhe po punësohen me meritë. Vetëm për muajin janar dhe shkurt janë më shumë se 140 mjekë të punësuar në spitale dhe qendra shëndetësore,” tha Manastirliu në takimin me mjekët.

Kujtojmë që në një studim të realizuar nga shoqata “Together For Life” lidhur pikërisht me largimin e mjekëve nga Shqipëria, rezultoi se numri i të larguarve ishte shumë i lartë, duke krijuar kështu një hendek në shëndetësi me mungesa në spitale institucione të tjera shëndetësore.

Postime të ngjashme

Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes
3 ushqime që duken të shëndetshme, por nuk janë të tilla
53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Rishikimi i Buxhetit 2026: Financime shtesë për shëndetësinë
Temperaturat e larta, Brataj: Vapa rrit infarktet, trombozat dhe vdekjet e papritura
Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025
Inaugurohet materniteti ‘Mbretëresha Geraldinë’, Sala: 1.2 mld lekë investim
Paradoksi i shëndetësisë shqiptare: Të parët në Ballkan për shpenzimet spitalore, të fundit për financimin publik