Manastirliu flet për ashpërsimin e Kodit Penal, mjekët e pranishëm në takim

Ministria e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu po mban një takim me mjekët dhe profesionistë të fushës së shëndetit ku po diskuton lidhur me ndryshimet në Kodin Penal si dhe aktualitetin e denoncuar në media.
“Muajt e fundit ka qenë prezent fenomeni i dhunës ndaj bluzave të bardha. Ky fenomen ka shoqëruar tranzicionin e gjatë të këtyre viteve edhe për arsye të hendekut të krijuar, të raportit të thyer, të besimit mjek- pacient. Raport që po përpiqemi brenda ditës ta rindërtojnë!
Pa ju, sistemin nuk mund ta kthejmë në nivelet që dikur ka qenë. Kemi treguar se jemi krah profesionistëve të shëndetit kur bëhet fjalë për fenomenin e dhunës ndaj bluzave të bardha. 
Drafti i parë i Kodit Penal që është diskutuar me ju, parashikon vendosjen e masave ashpërsuese ndaj dhunës. 1-5 vjet burg kush prek bluzën e bardhë!
Paketa është shumë më e gjërë. Parashikon më shumë siguri për shëndetin e qytetarëve. Ndërhyrje parandaluese, për të mos patur fenomene të dhunës ndaj bluzave të bardha. 
Në këtë propozim gjen reflektim dhe Penalizimi apo dekriminalizimi i gabimit mjekësor. Vendos në kodin penal i konsultuar me ekspertët dhe bazuar në praktikat më të mira ndërkombëtare , neglizhencën në mjekim”, shprehet Manastirliu

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim