Manastirliu inspekton depon e re të barnave në QSUT

 

Ndërtimi i depos qendrore të barnave të QSUT me vlerë 168 milionë lekë, ka nisur në vitin 2018 dhe pritet të përfundojë në Shtator të vitit 2019. Depo do të pajiset edhe me aparatura moderne. Depo qendrore e barnave në QSUT do të ketë 7 dhoma frigoriferike, 6 prej të cilave arrijnë temperaturën deri në – 20 gradë dhe 1 dhomë frigoriferike 0 – 8 gradë, për ruajtjen dhe magazinimin e barnave dhe materialeve të mjekimit, sipas standardeve më të mira bashkëkohore.

Godina e re qendrore për ruajtjen dhe sigurinë e barnave do të ketë edhe karantinë për barnat e skaduara apo materiale të rrezikshmërisë së lartë.

Me ndërtimin e depos së re të barnave, investim i buxhetit të shtetit, do të ketë edhe më shumë kontroll për gjithë sistemin e qarkullimit të barnave sipas shërbimeve në QSUT.

“Me përfundimin e ndërtimit të depos qendrore në QSUT do të garantohet më shumë siguri për qytetarët për ruajtjen e medikamenteve dhe materialeve mjekësore sipas standardeve bashkëkohore”. Ministrja Manastirliu inspektoi punimet për ndërtimin e depos së re të barnave në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë.

 

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni