Manastirliu komunikon me mjekët e Infektivit

Në një komunikim përmes kamerës së telefonit, Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka folur me mjekët e Spitalit Infektiv në Tiranë.

Të veshur me veshjen speciale për tu përballur me pacientët me koronavirus, mjekët shihen të gjithë së bashku teksa i raportojnë ministres së gjendja e tetë pacientëve me COVID-19 të shtuar tek Infektivi, është me e mirë, por vetëm njëri prej tyre paraqitet në gjendje të mesme.

“Tetë të sëmurët që janë të shtuar janë në gjendje më të mirë, vetëm njëri është në gjendje të mesme. Vazhdon puna, ekipi është në krye të detyrës, disa prej tyre, doktorë infermierë janë të veshur, disa prej tyre për të mos shkelur rregullat janë gjysmë të veshur. Ne vazhdojmë punojmë, kini besim tek puna jonë”.

Ndërkaq bashkangjitur kësaj videoje, kryeministri Edi Rama shprehet në një postim në Facbeook, se mirënjohja nuk ka fund për heronjtë e spitalit infektiv.

“Mirënjohja s’ka fund për heronjtë e spitalit infektiv, që jo vetëm po bëjnë betejën e jetës së tyre nën atë çati, por po tregojnë një aftësi të admirueshme profesionale në çdo aspekt. Krenar për Ogertën që po udhëheq me përkushtim të madh, qartësi e vendosmëri mbresëlënëse në një front, ku çdo orë është një sfidë më vete dhe ku fundi i tunelit është ende larg. Me këta njerëz jini të bindur se Shqipëria do të bëjë më të mirën e mundshme”, shkruan kreu i ekzekutivit. 

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?