Manastirliu: Kryefjala shëndetësore në Shqipëri, vaksinimi

Duke iu përgjigjur pyetjeve të opozitës mbi programin e katër vjetëve të ardhshme në sektorin e shëndetësisë, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka thënë se kryefjala do të jetë vetëm një: Vaksinimi. Ministrja ka bërë me dije se 63% e adultëve në Shqipëri, janë vaksinuar me të paktën një dozë. Mirëpo, kjo është e pamjaftueshme.

Për shkak të variantit Delta, fushata duhet të vijojë sipas saj. Për këtë arsye, ka pasur edhe përpjekje maksimale nga Qeveria, për të siguruar doza të bollshme për gjithë qytetarët. Sipas saj, falë investimeve të vendosura në vendin e duhur, është shmangur një tragjedi e madhe me pandeminë. Përballja për të ka qenë e suksesshme, ndërsa mund të ishte katastrofike. Të alokuara si fonde shtesë kanë qenë 100 milionë euro nga Qeveria. Pavarësisht përpjekjeve të pohuara nga ministrja, një angazhim shtesë kërkohet edhe nga qytetarët. Ndërsa pagat e personelit shëndetësor dhe bonuset do vijojnë të jepen.

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet