Bino: Në Shqipëri nuk ka malarje

silva binoSilva Bino, shefe e epidemiologjisë në ISHP, deklaroi për gazetën “Shëndet+” se në Shqipëri nuk ka malarje dhe se të gjitha rastet janë të importuara nga jashtë.

Gjithashtu, edhe drejtoresha e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, Ogerta Manastirliu konfirmon se në spital janë trajtuar rreth 50 persona me malarje në vit, sëmundje e importuar nga jashtë. Në një deklaratë për mediat, drejtoresha e QSUT-së shpjegoi edhe rastin e 41-vjeçarit që humbi jetën një ditë më parë në spitalin Infektiv. “Dy rastet e fundit me malarje kanë ardhur nga Guinea. Njëri nga rastet e fundit ka ndërruar jetë. I sëmuri është paraqitur në gjendje shumë të rëndë dhe ndërroi jetë pavarësisht mjekimit”, u shpreh Manastirliu. Lidhur me barnat e nevojshme për këtë sëmundje, drejtoresha e QSUT-së tha se po punohet për furnizimin e shërbimeve me barnat antimalarik.

Malaria

Malaria është një sëmundje infektive e lindur nga  mushkonja që prek njerëzit dhe kafshët. Malaria shkaktohet nga paraziti protozoar (një lloj mikroorganizmi njëqelizor) . Zakonisht sëmundja përçohet nëpërmjet pickimit nga një mushkonjë femër e infektuar e cila indukton organizmat nga pështyma e saj, në sistemin e qarkullimit të gjakut të një personi. Pasi këto organizma janë futur në gjak, qarkullojnë në të duke jetuar dhe  duke u riprodhuar. Shenjat tipike që shkakton malaria janë ethet dhe dhembja e kokës, të cilat në raste të veçanta përparojnë duke shkaktuar gjendje kome ose vdekje. Sëmundja e malaries është e përhapur sidomos në Rajonet Tropikale dhe Sub-Tropikale si dhe në zonat përreth ekuatorit duke përfshirë Sub-Saharanë në Afrikë, Azinë dhe Amerikën.

Shenja dhe simptoma

Shenjat dhe simptomat e malaries zakonisht fillojnë të ndihen nga 8-25 ditë pas momentit të infektimit. Megjithatë simptomat mund të shfaqen edhe tek individët që kanë marrë medikamente kundër këtij infeksioni por kjo ndodh në një periudhë të mëvonshme. Simptomat e para të malaries  ( për të gjitha llojet e saj) janë të ngjashme me simptomat e gripit dhe sëmundjet virale si : ethe, temperaturë, të vjella, verdhës, anemi, hemoglobinë në urinë, dëme retinale etj. Simptomat e malaries mund të përsëriten në periudha të ndryshme nga 8 deri në 24 javë. Në varësi të shkaqeve përsëritjet mund të konsiderohen si shpërthim  i ri, rikthim ose ri-infektim. Kjo ndodh për arsye se parazitët kanë mbijetuar në gjak për shkak të një trajtimi jo adekuat ose joefektiv.

Komplikacione

Komplikacionet që lidhen me malarien janë të rënda si vështirësi në rrugët e frymëmarrjes, e cila prek 25 % të rriturve dhe 40% tek fëmijët. Gjithashtu bashkimi i malaries me Hiv rrit vdekshmërinë.

Postime të ngjashme

Asambleja e OBSH, ministrja Sala prezanton prioritetet e Shqipërisë në shëndetësi
Polifenolet: Sekreti i të ushqyerit të shëndetshëm dhe mirëqenies
'Çohu o dreq mos bëj si e sëmurë'/ Infermierja te Psikiatria keqtrajton pacientët, reagon QSUT: Rast i papranueshëm, janë marrë masa për punonjësen
Qetësia mendore në punë: 6 mënyra për të ulur stresin dhe për t’u përqendruar
Mashtronin njerëzit me ilaçe false për sëmundje të rënda, goditet rrjeti kriminal që operonte në 15 shtete të Europës
Shkarkohet drejtori i Fondit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor! Ja kush emërohet
Kastraveci: Këto janë përfitimet e tij më të rëndësishme
Çfarë dihet për rastet e hantavirusit të lidhura me shpërthimin vdekjeprurës në anijet turistike