Manastirliu: Miratohet kontrata për 1 milion vaksina Pfizer

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu dhe deputeti i zonës, Erion Braçe kanë parë nga afër qendrën e re shëndetësore Këmishtaj, e përfunduar në kuadër të programit të rehabilitimit të 300 qendrave shëndetësore, ku deklaroi se programi i 300 qendrave shëndetësore do të vijojë me fazën e dytë.

“Jam shumë e kënaqur që vijojmë investimet në rrjetin e kujdesit parësor. Tashmë me përfundimin e fazës së parë të programit të rehabilitimit të qendrave shëndetësore, vijojmë me fazën e dytë, ku për vitin 2022 kemi planifikuar 25 qendra të reja shëndetësore, të cilat do të rehabilitohen me standardet më të mira”, tha Manastirliu.

Gjatë vizitës në Qendrën Shëndetësore Këmishtaj në Divjakë, Ministrja Manastirliu theksoi se vaksinimi do të jetë kryefjala edhe për këtë vit, duke bërë me dije se Këshilli i Ministrave ka mirtuar kontratën e re me kompaninë Pfizer për vitin 2022.

“Sapo kemi miratuar në Këshillin e Ministrave kontratën e re me kompaninë Pfizer për 1 milion doza vaksine gjatë 2022 dhe 500 mijë doza të tjera opsionale, nëse do të duhen, ku përfshihet gjithashtu edhe vaksinimi për fëmijët. Do të vijojmë të sigurojmë disponibilitetin e vaksinave në të gjitha qendrat shëndetësore. Ne kemi aplikuar deri më sot më shumë se 2.6 milionë doza vaksinash. Jemi ende duke punuar for për të intensifikuar mbulesën vaksinale tek grupmosha e të rinjve. Ndaj gjithmonë një apel dhe akoma më shumë përkushtim i ekipit tonë shëndetësor do të duhet për të rritur mbulesën vaksinale tek grupmosha e të rinjve.Por nga ana tjetër duhet të vijojmë me dozat përforcuese tek grupmoshat +60 vjeç sidomos ata të cilët kanë sëmundje kronike dhe janë më të rrezikuar, pasi vaksinimi shpëton jetën”, tha Manastirliu.

Postime të ngjashme

Plotësoi skedën e vdekjes së një 85-vjeçareje, doktoresha merret nën hetim/ Reagojnë mjekët në Mamurras
Ndikimi i dezinformimit në vaksinimin e fëmijëve
Siguria ushqimore, OBSH: Rreth 866 milionë njerëz sëmuren çdo vit nga ushqimi i kontaminuar
10 ushqimet më hidratuese
Studimi: Vaksina kundër kancerit mund të zhdukë plotësisht tumoret
"Shet produkte të rrezikshme"- Komisioni Europian gjobit TEMU-në me 200 mln dollarë
8 fruta me përmbajtje të ulët sheqeri
Shpërthimi i Ebolas, OBSH shpall emergjencë globale