Manastirliu: Moszbatimi i rregullave, gjoba dhe mbyllje aktivitetesh për sektorin e turizmit

Gazetare: Klevisa GJIKA

Ashpërsohen masat për subjektet në zonat turistike që nuk zbatojnë protokollet e sigurisë të vëna për pengimin e përhapjes së koronavirusit. Në fjalën e saj në kuvend, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka deklaruar se do ketë gjoba dhe mbyllje aktivitetesh në rast të shkeljes së masave.

“Parashikohet dënimi me gjobë 700,000 (shtatëqind) mijë lekë dhe në rast përsëritjeje, parashikohet edhe mbyllja e veprimtarisë, duke synuar të mbrohet shëndeti i turistëve në zonat e plazheve, nga infeksioni SARS COV2. Çdo shkelje do të ndëshkohet pasi konsiderohet kërcënim i shëndetit të qytetatëve! Për këtë arsye, nëpërmjet këtij akti normativ, do të forcohen penalitetet për subjektet që ushtrojnë veprimtari në zonat turistike”

Manastirliu risolli në vëmendje faktin se shumë njerëz nuk besojnë në ekzistencën e këtij virusi.

“Akoma mes nesh që thonë se s’ka Covid! Po nuk e besoni, shkoni tek infektivi, ku aktualisht 6 persona janë të intubuar, mes tyre tre janë në moshë të re: 45, 46, 49 vjeç. Kjo nuk është lojë. Kush e konsideron lojë apo konspiracion, na rrezikon të gjithëve, Duhet marrë me shumë seriozitet kjo situatë, është shumë serioze”, tha ministrja.

Ajo e mbyyli fjalimin e saj duke i bërë apel të gjithë qytetarëve që të respektojnë disa rregulla të thjeshta që të minimizohet sa më shumë të jetë e mundur përhapja e mëtejshme e koronavirusit.

 

 

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet