Manastirliu: Nga marsi përmirësohet situata e mjekëve në rrethe

Përurime në infrastrukturë por edhe dhunë ndaj mjekëve, personel që ikën në masë drejt vendeve të perëndimit, por edhe shumë që kthehen. Për të bërë një bilanc për gjendjen e shëndetësisë shqiptare në studiot e A2 ishte e ftuar ministrja Ogerta Manastirliu.

Referuar kronikave të fundit, Manastirliu dënoi me forcë dhunën e ushtruar ndaj tyre dhe, siç kishte deklaruar edhe më parë, përsëriti iniciativën e saj për të ashpërsuar masat e parashikuara nga kodi penal për kanosjen ndaj mjekëve dhe infermiere.

Për të parandaluar edhe kontaktet e tepruar me familjarët e pacientëve, ajo deklaroi edhe që do të ketë një aplikim më i rreptë i orareve të vizitave.

Rastet e dhunës dhe kushteve të punës janë edhe ndër shkaqet kryesor e të braktisjes së dhjetëra mjekëve drejt vendeve perëndimore.

Sipas Manastriliut, “fenomeni është rajonal, dhe ne po i përgjigjemi si i gjithë rajoni kemi rritur pagat 10% në 2017 dhe 7% në 2018, kemi bonuse 2 milionë e gjysmë lekë për specialistët që transferohen në rrethe”.

Ministrja e Shëndetësisë jep edhe një lajm të mirë. “Brenda shkurtit do diplomohet grupi i parë i specializantëve, dhe 157 prej tyre ka firmosur kontrata për t’u atashuar në spitalet rajonale”.  Sipas saj, ata do shpërndahen në spitalet që kanë më shumë nevojë, sidomos ne Veri, duke përfaqësuar “një përmirësim të dukshëm” nëpër rrethe duke filluar nga muaji i marsit.

Por sfida  më e madhe për Manastirliun  është rikrijimi “ i  raportit të besimit pacient – mjek. Kemi qenë në kushte të vështira në infrastrukturë por me besim të madh tek mjeku, tani duhet ta rindërtojmë këtë raport”.

Së fundmi, e pyetur në qoftë se do të punonte me kaq pasion edhe si kandidate për Bashkinë e Tiranës, lajm që ka qarkulluar në rrjetet sociale, ajo i përgjigjet duke “vlerësuar maksimalisht  punën  që kryetari i Bashkisë ka bërë në mandatin e parë, e bindur që do të vijojë njësoj në mandatin e dytë”./

Postime të ngjashme

3 ushqime që duken të shëndetshme, por nuk janë të tilla
53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Rishikimi i Buxhetit 2026: Financime shtesë për shëndetësinë
Temperaturat e larta, Brataj: Vapa rrit infarktet, trombozat dhe vdekjet e papritura
Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025
Inaugurohet materniteti ‘Mbretëresha Geraldinë’, Sala: 1.2 mld lekë investim
Paradoksi i shëndetësisë shqiptare: Të parët në Ballkan për shpenzimet spitalore, të fundit për financimin publik
Si ta ruani avokadon të freskët për më gjatë? Truket e thjeshta që funksionojnë