Manastirliu nga Spitali i Traumës: Po bëhemi gati për spitalin e dytë Covid

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu deklaroi se që nga sot urgjencat kirurgjikale do të realizohen në Spitalin Universitar të Traumës.

“Nga sot urgjenca kirurgjikale ka filluar të realizohet në Spitalin Universitar të Traumës. Është një vendim që është marrë së bashku me komitetin teknik dhe me drejtuesit e burimeve njerëzore, gjithmonë për të mundësuar lehtësimin e spitaleve tona, QSUT dhe spitalit “Shefqet Ndroqi” dhe vendosjen e të gjithë urgjencave të kirurgjisë por edhe atyre të patologjive malinje, për t’u realizuar në Spitalin Universitar të Traumës”, tha Manastirliu.

Kjo masë është marrë për të kufizuar përhapjen e COVID-19, për të ruajtur qytetarët dhe stafet mjekësore dhe për të krijuar korridoret e nevojshme sanitare në spitalet ku do të trajtohen rastet me COVID-19.

Gjatë inspektimit të masave të marra tek Spitali Universitar i Traumës, Manastirliu njoftoi që kanë filluar përgatitjet për hapjen e spitalit të dytë COVID, i cili do të jetë Spitali Univesitar “Shefqet Ndroqi”.

“Jemi duke u përgatitur për hapjen e spitalit të dytë COVID, “Shefqet Ndroqi”, ku po bëhet një organizim i mirëfilltë përsa i përket kapaciteteve që do të shtohen aty me burime njerëzore dhe gjithashtu gjithë organizimit për t’i bërë ballë këtij infeksioni”, bëri të ditur ministrja.
Manastirliu ka falenderuar mjekët për punën që ata po bëjnë për përballimin e situatës.

“Kam nje falenderim të përzemërt për punën heroike që po bëjnë të gjithë mjekët dhe infermierët tanë kudo në Shqipëri, por veçanërisht në Spitalin Infektiv ku po trajtohen pacientët me COVID-19”, tha Manastirliu.

Aktualisht ka nisur trajnimi i mjekëve, infermierëve, farmacistëve, ekspertëve të shëndetit publik dhe studentëve të Mjekësisë që i janë përgjigjur thirrjes së Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për t’ju bashkuar frontit të parë të luftës me COVID-19.

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni