Manastirliu: Vaksinimi, mënyra e vetme e rikthimit të sigurt në universitete

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu u shpreh se vaksinimi është mënyra e vetme që studentët të rikthehen më të sigurtë në auditoret e universiteteve.

Manastirliu ripërsëriti apelin për të rinjtë, studentët dhe të gjithë qytetarët, për të shfrytëzuar mundësinë për t’u vaksinuar gjatë muajit të hapur të vaksinimit.

“Ka vetëm një mënyrë që studentët të rikthehen më të sigurtë në auditoret e universiteteve: vaksinim, vaksinim, vaksinim. Një apel për të rinjtë, studentët dhe të gjithë qytetarët, për të shfrytëzuar mundësinë për t’u vaksinuar gjatë muajit të hapur të vaksinimit në qendra shëndetësore, poliklinika, qendra të vaksinimit të përqendruar dhe me njësitë e lëvizshme kudo në Shqipëri”, tha ajo.

Prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 1,758,046 doza të vaksinës ndaj COVID-19. Prej tyre 806,886 qytetarë i kanë kryer të dyja dozat e vaksinës anti-covid. Deri tani kanë mbërritur në vendin tonë 2,074,560 vaksina anti-covid.

Postime të ngjashme

EMRI/ Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, zbardhen detajet e para
Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?