Së fundmi po marrin vëmendje të veçantë përsa i përket të mirave që i sjellin shëndetit. Mani është frut i një peme me gjelbërim të përjetshëm tropikal.
Është e pasur me lëndë ushqyese si: fruktoza, glukoza, vitamina C dhe E, proteina, kalium, magnez, hekur, kalcium.
Ky frut është përdorur për të kuruar sëmundje të ndryshme si: Diabetin, artritin, presionin e lartë të gjakut, dhimbjet e përgjithshme, infeksionet.
Sipas një studimi të kohëve të fundit të kryer në Universitetin e Teksait janë nxjerrë përfundimet se mani përmbën resveratrol i cili përdoret për kurimin e llojeve të ndryshme të tumoreve. Këtë frut mund ta konsumoni në formën e lëngut ose mund ta hani kokërr.
Metoda të tjera se si mund ta përdorni manin është si përbërës në produktet e fytyrës apo shampot e trupit./Health Magazine/Përgatiti: Elena Beta


