Margarinë apo Gjalpë – Të vërtetat që vlejnë për mbrojtjen e shëndetit

Të ushqehesh me yndyrë të shëndetshme është një sfidë më vete të cilën jo të gjithë e kalojnë me sukses.

Shumica prej nesh mjaftohen të zgjedhin yndyrën që të bën më pak keq se të tjerat.

Kur vjen puna te vaji, pranohet gjërësisht që vaji i ullirit është më i shëndetshmi, por tek yndyrnat e tjera, debatet vazhdojnë.

Shumë studime faktojnë se për shkak të sasisë së yndyrnave të ngopura që përmban margarina, mjafton një molekulë e vetme që ajo të konsiderohet si një material plastik.

Përmbajtja e këtyre yndyrnave e bën margarinën të zonjën të bllokojë shumë shpejt arteriet dhe të shkaktojë atak në zemër e shumë simptoma të tjera të rrezikshme.

Tani industria e margarinës ka shpikur formula të reja, duke ulur nivelin e yndyrnave të pangopura dhe duke shtuar përbërës më pak të dëmshëm.

1. Kostot

Kostot ishin një faktor kryesor i shpikjes së margarinës. Rrjedhimisht konsumatorët e blejnë atë pasi kushton më lirë.

Në Shqipëri, 100 gramë margarinë kushton 40 Lek, ndërsa 100 gram gjalpë ka një çmim fillestar prej 100 lekësh. Në Kanada, margarina u ndalua me ligj për 62 vite.

Në aspekt kostosh, margarina fiton.

2. Shija

Kur vjen puna tek shija, fituesi është i qartë. Vite më parë, atëherë kur margarina pati shkëlqimin e saj, njerëzit ishin të dyzuar, megjithatë kishte disa prej tyre të cilët i qëndruan besnikë gjalpit.

Shija e tij është unike, pavarësisht hyrjeve të reja në treg. Produkte artificiale mundohen ta kopjojnë shijen e gjalpit, por nuk arrijnë të jenë të suksesshëm.

3. Nivelet e yndyrnave të shëndetshme të ngopura

Kjo është pika më e fortë e përpjekjeve të margarinës për t’u dukur si e shëndetshme. Gjalpi ka më shumë yndyrna të mira të ngopura.

Më saktë, 100 gramë gjalpë përmbajnë 50 gramë yndyrna të ngopura, ndërkohë që margarina më e mirë përmban 10-35 gram në varësi të cilësisë. AgroWeb.org ju tregon se edhe në këtë pikë gjalpi fiton.

4. Vitaminat dhe mineralet

E dimë se gjalpi është nënprodukt i qumështit. Gjalpi përmban vitamina A, E, K dhe D. Gjithashtu përmban sasi të larta të seleniumit, një mineral i rëndësishëm dhe antioksidant më i fuqishëm se hudhra.

Gjalpi ofron iodinë, e cila është nevojshme nga gjëndrat tiroide. Nëse gjalpi ushqyesit i ka natyralë, tek margarina këta elementë janë artificialisht të shtuar.

5. Përmbajtja e kolesterolit

Margarina nuk përmban kolesterol, ndërkohë që të gjithë produktet shtazore siç është gjalpi përmbajnë kolesterol. Nga ana tjetër, vetë trupi prodhon kolesterol për funksionet themelore të tij.

6. Acidet yndyrore

Gjalpi përmban sasi të acideve yndyrore omega 3 dhe omega 6. Kjo sasi për shumë njerëz është tejet e shëndetshme në krahasim me ushqimet e tjera që konsumojmë.

Fituesi i qartë mes të dyve është padyshim gjalpi, sepse mbi të gjitha dhe pavarësisht të gjithave është një produkt natyral.

Çështja më e rëndësishme është mbajtja në nivele minimale të konsumit të gjalpit dhe rritjes së përdorimit të vajit cilësor të ullirit. Po ju si mendoni?

 

Burimi: agroweb.com

Postime të ngjashme

Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Shqipëria zgjeron mbrojtjen ndaj HPV-së, nis edhe vaksinimi kundër gripit sezonal
7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin
Rreth 16 milionë kg mish derri nga Brazili, BE e ndaloi, Shqipëria vazhdon të importojë me shumicë
Anulohet tenderi prej 50 milionë eurosh për hemodializën
A do ta shërojë AI kancerin? Ja çfarë thotë shkenca