Kryefaqja Të rinjtë Shëndeti Marijuana, çfarë duhet të dimë

Marijuana, çfarë duhet të dimë

50
Shpërndaje

teensSpecialistja e shëndetit publik, Jonida Haxhiu, shpjegon çdo gjë që duhet të dini rreth marijuanës, pasojat që sjell në shëndet dhe varësia ndaj saj 

Marijuana është përzierje gjethesh, farash, kërcejsh, me ngjyrë të gjelbër, kafe ose gri (Cannabis sativa). Kanabis është një term, i cili i referohet marijuanës apo drogave të tjera që vijnë nga e njëjta bimë. Forma të tjera të kanabisiy përfshijnë hashashin. Të gjitha format e kanabisiy janë droga psikoaktive (ndryshuese të proceseve mendore).

Ndër emrat e rrugës më të përdorur është “bari”, por ekzistojnë më shumë se 200 emra për të.

Të gjitha format e marijuanës ndryshojnë gjendjet e mendjes, ose e thënë me fjalë të tjera mënyrën sesi truri punon. Të gjitha përmbajnë THC (delta-9-tetrahydrocannabinol), kimikati kryesor aktiv tek marijuana. Po ashtu ato përmbajnë më shumë se 400 kimikate të tjera. Efekti i marijuanës tek përdoruesi varet nga fortësia e THC që përmban.

Marijuana mund të tymoset si një cigare ose në pipë apo llullë.

THC tek marijuana përthithet nga indet dhjamore të organeve të ndryshme. Gjurmë (metabolite) të TCH mund të gjenden tek testet standarte të urinës, deri disa ditë pas tymosjes. Ndonjëherë tek përdoruesit kronikë gjurmët mund të gjenden deri në disa javë pas përdorimit.

Njerëzit mund të përdorin marijuanë për shumë arsye. Të rinjtë, një ndër arsyet kryesore kanë presionin që u bëjnë miqtë apo personat rreth tyre që e përdorin. Disa mund ta përdorin sepse mendojnë se është në modë, pasi e kanë parë në televizor apo kanë lexuar për të.

Arsye tjetër mund të jetë sepse e mendojnë si një mënyrë për t’u shpëtuar problemeve në familje, punë, shkollë, shoqëri etj.

Efekti i kësaj droge tek secili person varet nga:

– eksperienca e përdoruesit

– fortësia e marijuanës

– ajo që përdoruesi pret që t’i ndodhë

– vendi ku është përdorur substanca

– mënyra se si është marrë

– nëse janë marrë edhe substanca të tjera etj

Disa njerëz mund të mos ndjejnë asgjë. Të tjerë mund të ndjehen të relaksuar apo mirë. Ndonjëherë marijuana i bën personat që e përdorin të ndjehen shumë të etur dhe të uritur. Disa njerëz mund të marrin efekte të pakëndshme nga marijuana. Ata mund të përjetojnë ndjenja të menjëhershme ankthi apo të kenë mendime paranojake.

marijuana

Efektet afatshkurtra të marijuanës përfshijnë:

– Probleme tek të lexuarit dhe kujtesa

– Shtrembërim të perceptimeve

– Probleme në të menduar dhe zgjidhjen e problemeve

– Humbje të koordinimit

– Rritje të rrahjeve të zemrës

– Ankth etj

Këto efekte janë më të forta akoma nëse përzihen me lloje të tjera marijuane apo me substanca të tjera, të tilla si alkooli apo kokaina. Në shumë raste përdoruesit nuk e dinë se çfarë substancash u janë dhënë.

Disa përdorues sidomos ata që janë të rinj apo ndodhen në një kontekst të panjohur, mund të përjetojnë ndenja ankthi akut dhe mendime paranojake. Kjo ka më shumë të ngjarë të ndodhë me doza të larta të THC, ndjesi të cilat fashiten me metabolizmin e substancës.

Në raste të rralla, një përdorues i cili ka marrë doza të larta të substancës, mund të ketë simptoma të ashpra psikotike dhe kanë nevojë për një trajtim urgjent mjekësor.

Pasojat

Përdorimi i marijuanës mund të prekë aktivitetet e personit. Ajo prek kujtesën, gjykimin dhe perceptimin. Substanca mund të krijojë probleme në shkollë, në sport apo tek marrëdhëniet. Nën efektin e marijuanës personi mund të bëjë gabime, të cilat më vonë mund të kuptojë që është vënë në pozita të vështira. Personat që e përdorin shumë marijuanën mund të fillojnë të humbin interesin rreth pamjes së tyre apo lidhur me ecurinë e tyre në shkollë apo punë.

Personat kanë probleme me lëvizjet dhe koordinimin dhe kështu të mos jenë në gjendje të bëjnë sport. Po ashtu përdorimi i marijuanës duke qenë se ndikon tek të menduarit dhe gjykimi mund të bëjë që personi të përfshihet në sjellje të rrezikshme seksuale, duke rritur kështu rrezikun për tu infektuar me HIV apo sëmundje të tjera ngjitëse.

Efektet afatgjata të marijuanës

Përdorimi afatgjatë i marijuanës mund të rritë mundësinë për t’u sëmurur me:

Kancer- Është e vështirë të dihet me siguri nëse përdorimi i rregullt i marijuanës shkakton kancer. Por tashmë dihet që marijuana përmban të njëjta kimikate si ato që gjenden tek duhani dhe shkaktojnë kancer. Sipas studimeve, tymosja e 5 cigareve marijuanë në javë është e njëjtë me pirjen e 1 pakete duhan në ditë.

Mushkëritë dhe rrugët e ajrit- Personat që tymosin marijuanë, zakonisht zhvillojnë të njëjtat probleme të frymëmarjes sikurse dhe duhanpirësit; të tilla si kolla dhe sekrecionet. Ata kanë më shumë mundësi të kenë ftohje se sa jopërdoruesit. Po ashtu ata janë rrezik më të madh për pneumoni.

Sistemi imunitar – Studimet me kafshët kanë gjetur se THC mund të dëmtojë ato qeliza dhe inde, të cilat e mbrojnë organizmin nga sëmundjet. Kur sistemi imunitar dobësohet, personi ka më shumë të ngjarë të sëmuret.

Personat që përdorin marijuanë për një kohë të gjatë, kanë të prekura shumë funksione mendore. Përdorimi i rëndë apo i përditshëm ndikon në atë pjesë të trurit që kontrollojnë kujtesën, vëmendjen dhe të mësuarin.

Përdorimi i marijuanës shkakton probleme në tru, të ngjashme me ata të shkaktuara nga përdorimi i alkoolit, kokainës apo heroinës. Studiuesit mendojnë se këto ndryshime e vendosin personin në një rrezik të shtuar për të krijuar varësi ndaj substancave të tjera.

Marijuana mund të çojë në përdorimin e substancave të tjera

Studimet afatgjata me persona përdorues kanë dëshmuar se shumë pak njerëz mund të përdorin substanca të tjera të paligjshme pa përdorur më parë marijuanë.  Për shembull llogaritet se rreziku për të përdorur kokainë është 104 herë më i lartë tek ata që kanë përdorur marijuanë sesa tek ata që nuk kanë përdorur. Përdorimi i marijuanës mund të vendosë njerëzit në kontakt me shitësit apo përdorues të tjerë, gjë që rrit mundësinë e kontaktit dhe të provuarit edhe të substancave të tjera.

Shkencëtarët po ekzaminojnë mundësinë që përdorimi afatgjatë i marijuanës mund të shkaktojë ndryshime në tru, gjë që e vendos personin më në rrezik për të krijuar varësi ndaj substancave të tjera, të tilla si alkooli apo kokaina. Ndërsa jo të gjithë njerëzit që përdorin marijuanë, përdorin edhe substanca të tjera, është e nevojshme të kuptohet se cilët persona janë më në rrezik.

Si mund të kuptohet nëse dikush ka përdorur marijuanë?

Në përgjithësi, tek shumica e personave që kanë përdorur marijuanë, personi duket si i hutuar, ka probleme në të ecur, ka sy të skuqur, ka vështirësi me kujtesën etj. Pasi kalojnë efektet e menjëhershme, pas disa orësh personi mund të jetë shumë i përgjumur.

A ndikon përdorimi i marijuanës në ngarjen e makinës?

Marijuana ka efekte seriozisht të dëmshme në ngarjen e makinës. Përdorimi i saj ndikon tek vigjilenca, koordinimi dhe aftësinë për të reaguar shpejt. Këto efekte mund të jenë prezente deri në 24 orë pas përdorimit të marijuanës. Përdorimi i marijuanës mund vështirësojë gjykimin lidhur me distancat dhe reagimin ndaj sinjaleve dhe tingujve në rrugë.

Marijuana mund të ndikojë në aksidentet automobilistike. Të dhënat dëshmojnë se personi që ka përdorur marijuanë ka mungesë koordinimi shumë të ngjashme sikurse tek i dehuri me alkool.

pregnant_woman_smoking

Përdorimi i marijuanës në shtatzëni

Mjekët i këshillojnë femrat shtatzënë të mos përdorin substanca gjatë shtatzënisë, për shkak se kjo do të dëmtontë rëndë fetusin. Në një studim me kafshë është parë që përdorimi i marijuanaës shkaktoi humbje të fetusit shumë shpejt në shtatzëni.

 

Studimet kanë treguar se fëmijë që kanë lindur nga nëna që kanë përdorur marijuanaë, janë shumë të shkurtër, me peshë të ulët dhe kanë përmasa më të vogla të kokës sesa fëmijët e tjerë. Po ashtu ka edhe të dhëna për problem në sistemin nervor të fëmijëve të nënave që kanë përdorur marijuanaë. Ende nuk dihet se si këts fëmijë të lindur nga nëna që kanë përdorur marijuanë, do të kenë probleme shëndetësore më vonë në jetë. Një studim i kohëve të fundit ka vërtetuar se fëmijët e lindur nga nëna që kanë përdorur marijuanë kanë vështirësi në përqendrim.

-50 mijë përdorues droge ka në vendin tonë sipas statistikave të ISHP-së

-30 për qind e përdoruesve të drogës janë mbartës të hepatit C dhe 20 për qind e atij B.

Marijuana ju dëmton 20 herë më shumë se cigaret

Marijuana është një nga drogërat më të përdorura në botë. Në disa vende madje ajo është legalizuar. Shumica e njerëzve mendojnë se ajo nuk ka efekte të rënda për shëndetin e tyre, por të përafërta me cigaren. Por nuk është kështu, pasi sipas një studimi të “British Lung Foundation”, është arritur përfundimi se marijuana apo siç njihet ndryshe hashashi, ju dëmton 20 herë më shumë se cigarja.

Pirja e marijuanës dëmton qarkullimin e gjakut, frymëmarrjen, shton rrezikun për kancer dhe shkakton probleme të mëdha psikike. Problemi është se ende njerëzit nuk janë shumë të vetëdijshëm për rrezikun e madh të marijuanës.

Kanabis

Çfarë është ?

Kanabisi është një lëndë si duhani, me ngjyrë mes të gjelbrës dhe kafesë, e cila përbëhet nga lulet dhe gjethet e sipërme të thara të bimës së kërpit. Rrëshira e kanabisit apo, siç quhet ndryshe, hashashi, është mbetja e tharë e një lënde që nxirret nga pjesa e sipërme e lulëzuar e bimës së kërpit, e cila kthehet në pluhur ose presohet në forma. Vaji i kanabisit ose, siç quhet ndryshe, vaji i hashashit, është një lëng i cili nxirret ose nga bima e tharë ose nga rrëshira.

Si merret?

Zakonisht të gjitha format e kanabisit merren përmes tymosjes, si duhani. Rrëshira dhe vaji i kanabisit mund edhe të hahen ose të pihen në formën e çajit.

Çfarë ndikimi ka te përdoruesi ?

Kanabisi i jep përdoruesit një ndjesi relaksimi dhe kënaqësie dhe ndonjëherë i vendos në një gjendje euforie. Përdoruesi mund të provojë edhe një ndjesi më të fortë të shqisave të shikimit, nuhatjes, shijes dhe dëgjimit.

50 Komente

  1. kam pas nje merzi stres te madh shum , dhe piva nje cigare kanabis , mba nje nate fjetur shum qete , diten tjeter isha pa asnje merzi pa asnje stres sa here qe thith pak cigare kanabis ndjehem shum mir aq mir sa me duket vetja sikur jam cun i ri

    • gjerigji marre duhet met ardh nuk di se qafar moshe ke po poe mar me med baza asja qenuk ka thua jam ndir si cun i ri nuke di se ku e ke at logjik ti qe han ketu e benkesi koment ke fjet mir e kur ketu Shum mir po sqarojn se sa te demshem jan keto lloj drogash e ti vjen ketu e na thua se ke fjet mir APO JE NID MIR KET TE MIR KUJT MOS JA PAFSHA bash pom interson se qfar moshe ke the nese ka memt merzija edh sterssi mu tejakalu me keto droga ather na paska hanger derqi njeriu imenqur esht kur i kalon vet me medje te shendosh merzit edhe setreset e jo me kesi gjera se nje i gjor si ti bi e i mer ne qaf tse ky esht nje hiq po ju kisha luyt ketyne te kesaj faqeje me zhduke ket kometn tandin e rinjet me kesi lloj kometesh

    • Shum gabim na informojn, Kanabisi perdoret per probleme shendetsore dhe nuk ka rrezik per kancer ose ndonje semundje tjeter. Efektet anesore jan vetem Humbja e kujteses dhe problem ne llogjikim.
      Piva per here te pare nje cigare hashash dhe arrija te ndjeja cdo organ te trupit, nuhatja dhe shija me ndryshonin dhe degjimi i nje muzike ndryshon shum, MMBYLLA SYT DHE ARRIJA TE SHKOJA NE NJE BOTE TJETER,
      Por arsyeja pse nuk e provoj me eshte sepse humb logjikimin dhe te nesermen je akoma i hutuar dhe fiksohesh me mendime paranojake

  2. komplet gabim i gjith shkirmi pervec se nje perdorusi i skuqen syt vetem kjo eshte e vertet . kur te beni studime vet dilni na tregoni mos pyesni njerez vend e pavend qe tju flasi per bimen magjike . Kjo perdoret per sherim nga semundjet psikoaktive , semundjet reumatizmale dhe kancerin .vaji kanabisit eshte armiku nr 1 i kancerit .

    • Klind, ju përshendesim dhe ju falënderojmë që na ndiqni.
      Për shkrimin që po lexoni, është pyetur specialistja e Shëndetit Publik. Nëse nuk jeni në dijeni, Instituti i Shëndetit Publik është autoritet përgjegjës shtetëror për çështje të tilla, kështu që nuk kemi pyetur “njerëz vend e pa vend”.
      Nëse kërkoni në faqen tonë, do të gjeni edhe specialistë që janë pro përdorimit të “marijuanës mjekësore”, dhe jo pirjes së marijuanës si cigare (siç keqkuptohet rëndom). Por, kini parasysh se Institucionet Shtetërore kanë të njëjtin qëndrim si ai i specialistes më lart.
      Ju urojmë ditë të mbarë!

      • O lene ju qa thot shqiptari se mu pas kan na qe dim ishum kan ma mir se qe jena marijuana eshte 100 her me e mir se cigarja dhe alkoholi.Deri ne ditet e sodit ka pas me miliona vdekje prej cigares dhe alkoholit amo prej marihuanes nuk ka pas kurr kjo osht e vertetume shkenctarisht,shum ma mir ish kon mu legalizu marihuana e mu kultivu qysh duhet.Njeriu qe e perdor alkoholin eshte shum me agresiv ndaj familjes dhe ndaj rrethit shoqror amo aj njeri qe e perdor marihuanen eshte shum me i but shum me i dashur me njerz kshtuqe per ket pun lexoni neper faqet amerikane uuu mfalni harrova qe 80% prej juve nuk e din anglishten LEGALIZONE MARIHUANEN✌✌

  3. hashashi parandalon kancerin por kujdes nuk e sheron ate…mos thoni qe eshte 20 here me i demshem se cigari…derisa eshte nje substance e ndaluar nga shteti,interessi juaj nuk eshte te flisni mire se perndryshe stimuloni njerzit per te pire me shume..po jeni aq specialiste shume e dine qe ka edhe te mira…mund te me thoni nje te mire apo nuk eshte ne interessin tuaj

  4. un jom vet perdoruse e marihuanes tash 4 vite…aq sa eshte i mir esht i demshem duhet pas nje karakter te fort qe ta pish pasi te ben dembel heq dor nga shum gjana ik nga publiciteti etj etj …. kom hup 30 kg ..jam ber me stres ,ndersa para perdorimit skam dit qesht stresi .. ata qe se pin kisha kshillu vetem ndonje ndej te perdorin jo gjdo dit pasi automatikisht ska met interesu asgje tjeter veq qysh me pi njo … tash kom hy fitnes po undohem mu trash …po pi ngapak .. se kam stres shum …kur e len ke shum stres .. apetit nuk kam hiq gje qe vuaj por kur pi kam shum dhe ajo eshte e domshme … definitivisht e kam dasht shum po mka lan shum mbrapa me kohen skam ba asgja per vete puqrat me jan ba fytyres dobsim stres …

    • ena, edhe karakterin e forte po ta kesh mariuana te shkaterron si njeri gradualisht pa e vene re. un e pi tash e 10 vjet dhe stresi tek un eshte ne qiell e spo gjej rruge me dale nga ky stres e gjendje ankthi dhe depresioni. dua te filloj nje jete te re sikur isha para se te filloja mariunanen me aktivitete fizike i qete psikologjikisht dhe me moral te larte. uroj qe edhe ti te dalesh nga kjo gjendje nje dite dhe ti rikthehesh jetes normale sepse eshte shume me e bukur sesa e mendojme

    • Qysh Nga Viti 1999 Kam perdor ket bim magjike esht armiku I shum semundjeve Por nvaret Se Sa shum perdor nese buk Han dikush shum Edhe kame rrok barku Edhe kjo nese tymos jasht mase normale Qe mund Te ket Edhe gjera negative un Edhe Pse ka Shuum vite Qe perdori gjithmon Kam ber pauza 2 vjeqare 1 vjeqare 6 muaj saher Qe Dua e nderprej pra kurfar problemi Edhe kurr nuk e kishna nderprer Mir Po un kur konsumoj nje koh Te gjat me hup oreksi ushqimit kurse nje fillestar kur fillon tymos Bari I shton apetit ne ushqim Por pas disa viteve do Ja nderprej oreksin. Per mendimin Tim Qysh tash do e kishna ligalizu Por keni parasysh dredhza me hanger shum Edhe Te Ben zarar duhet Te dini kur Sa dhe si Te perdorni per ndryshe tash I bera 1muj Qe jam ne pauz pa pik problemi Kam fillu Te shtoj kile

  5. pershendetje miq. jam nje djale 28 vjec dhe jam konsumator pothuajse i rregullt i marjuanes me te pakten 1 cigare ne dite ose me sakte nuk e kam tepruar kurre me shume se 1 cigare ne dite. kam qene tip shume aktiv dhe sportiv, ka 9 vjet qe e konsumoj dhe dua te them qe fillimet ishin te bukura ishte ndjena qetesise relaksit mendor dhe fizik. mirpo kohet e fundit ndjej ndryshim themelor ne gjendjen time fizike pasi ka 5 vjet qe nuk ushtroj asnje aktivitet fizik por me e rendesishmja eshte qe gjendja ime psikologjike ka ndryshuar rrenjesisht. nuk kam pire kurre alkool pervecse ndonje birre ne raste shume te rralla. mariuana ndikon ndryshe nga njeri tek tjetri. por nqs konsumoni mariunanen ne gjendje jo te mire psikologjike stresi nga gjendja e rende ekonomike apo probleme te tjera qe sjell jeta atehere ju do te jeni ne telash edhe me te madh. si perdorues 10 vjet i mariuanes une ju keshilloj gjithe juve qe mendoni se duke tymosur 1 cigare mariuane do tju lartgoheni disi streseve apo problemeve ju siguroj qe eshte menyre me e gabuar qe mund te ndiqni

  6. Ne tekstin e siperpermendur ka disa gabime ne lidhje me te ..

    Kanabis parandalon kancerin por ama nuk eshte se te le me pasoja
    Pasojat i le kur presoni pin me shum nga c fare duhet …..
    Zakonisht menyra me e mire per ta pire dhe pa lene pasoja eshte 1 cigare hashash ne tre dite ……

  7. Te gjithe ato institucione ose individe qofte dhe mjeke qe rekomandojne perdorimin e marijuanes ose hashashit me mendimin se i ben me shume dobi organizmit tone se sa keq, eshte vecse nje trillim, manipulim, qe shkon vetem ne favor te ketij biznesi.
    Hashashi si gjithe drogat e tjera, mund te sheroje dhe semundje, por eshte mjeku ai qe ben receten vetem per pacientet qe mund te perfitojne nga nje trajtim i shkurter mjeksor, dhe jo te konsumohet me vullnet te lire nga qytetaret, pa patur asnje lloj informacioni ose duke e injoruar kete informacion.

  8. un kam pire nje gjysme cigare hashash para nje dite e gjysme por e thitha shume , here e dyte qe e kam provuar dhe akome nuk me ka dale efekti totalish, me pare kisha ankth te madh paranoja mu dukte sikur isha ne ndonje enderr kisha marrje mendsh por ndersa tani jam pak me mire se dje por akoma kam pak kam ankth pak marrje mendsh harroj ndonjehere kam pak veshtiresi ne te folur ne te lexuar dhe me kam disa vese qe si kam pasur a eshte normale kjo gje .
    a i ka ndodhur ndonjerit nga ju kjo gje ju lutem me ndihmoni?
    dhe nese keni ndonje keshille ju lutem ma thoni pasi jam shume i deshperuar
    flm

  9. UNE JOM NI DJAL NGA KOSOVA JOM 17 VJEQAR JETOJ NE KUMUNEN E GILANIT E PI QE 5 VJET UNE NER 10 COPA CIGARE HASHASH NDITE I PI AMA HASHAHI NUK OSHT I DOMSHUM QE PO THOJN KANCERI AJO LUFTON KUNDER KANCERIT UNE I KISHA KISHILLU KUSH SE PIN MOS TA PROVOJN KURR UNE E PI E KONSUMOJ E SHES KEJTAT AMA NJERI SIT MSOHET SUN NEN PA TO BILE 1 CIGARE HASHA NDITET MA E DHEZ JU KISHA KISHILLU ATA QE SE PERDORIN KURR MOS TA PROVOJN

    • Bravo qe ia keshillon mos ta pijne Sepse heret a von eshte e veshtire per te hequr d’ore . Pershembull Edhe un e kam konsumu shum vjet dhe Tani kam 3 Muj qe se kam fut ne goje dhe jam akoma ne prove per ta Lene Sepse ..Po u msove me Bare duhet cdo dit.Te pakten nuk eshte se Po pive nuk jd Njeri biles je ma i llogjikushem se sa nje Njeri qe nuk pin .Respekte vlla

  10. Mirmrama un e kom pi hashashin 2 her njet tem hera par kur e kum pi sum ka ndodh asgje veq jom kan nmendime pak ndersa heren e dyt sot dmth e kam pire 3 tima veq u kan shum I fort mas 10-15 minutav mu ka nal frymarrja nuk mujsha me marr frym mir dhe mdigjke gjyksi dhe e ndjeja gjyksin duke mu shtrenguar por me ka kaluar mbas 5-6 minutav po sonte eshte ora 6 e mengjesit dhe nuk mund te flej hiq sepse taman me zen gjumi mnalet fryma mshtrengohet gjyksi dhe trupi me lodhet shum ju lutem me tregoni qfar te beje se nuk mund te flej hiq

  11. E keni shum gabim shëndeti.com.al .
    Hashashin e di gjith bota se çfar efektit ka .
    Ai parandalon KANCERIN edhe nuk esht aspak
    e vërtë qe eshte 20 her me e demshme se cigarja
    Aja nuk ka asnje efekt njelloj si duhani
    Perdoruesi qe eshte fillestar ndihet keq me trupin , dalin djers te ftofta etj
    Ato qe e pin kret e din se Çfar adrenaline te jep …

  12. Un jam nje djal 14 vjeqar dhe esht hera e 10 qe kam konsomu hashash dhe me ka shkaktuar shum harrim kujtesa zera te ndryshum marrje mendesh dhe dje isha duke nejt ntelefon dhe mu nal fryma edhe sodd po ashtu i kom ra teper pishmon qysh me hek qit sen se krejt si anderr pom doket edhe du mu kthy aj qe jom kon ma perpara nese munet mem kallzu najkush qka me bo si mu kthy perpara e kisha falenderu shum edhe ju qa se pini ju kisha lut kurr mos me perdorrr flm.

  13. Ckemi desha edhe un t kyqem ne kte gje se edhe un jam qe 3 vjet qe e pi cdo dit,por ajo qka shkruan se per kanceriin esht gabin nfakt i djeg qelizat e padobishme ne trup dhe per kte arsye nuk fitohet kanceri,mariuana eshte e mir vetem ta provosh rrall e jo ta teprosh pasi e len ke probleme psiqike,nervoz,ankth stres etc..pasi t kalon pastaj mendon se cdo kush t ka faj diqka. Poashtu ato qe jan ne lidhje kan probleme t medha kte problem e kam edhe un.Ajo aq sa esht e mir eshte edhe e keqe kte duhet ta dini per ato qe mendoj se esht diqka e mir gabohen.kështu që pastrojenj organizmin me koh se neser do beheni t nvarur sic u bera edhe un por un nisa aktivitet fizik dhe ju largova.poashtu do vi koha të bëhei prinder gjith kto pasoja ngelin pastaj,nuk do keni kurr qetsi në familje poashtu do ju ndikoj edhe nese doni t jenj paqe me veten pini një got birrë më mir. Se sa kur të vi koha të shohin dhunë fizike fëmijët tuaj.

  14. Prsh Si kaluat un jam nje djal 27 vjecar dhe heren e papar kam provuar canabis 2003 dhe Mir u ndjeva pastaj 2007 nja 10 her apet Mir u ndjeva 2009 kur kam
    Provuar me ka kap nje ankth dhe qe ather un nuk jam
    Mir ma ka shkatru jeten pisiqiken kam qen djal aktiv shum problemat tash ma ka hup udhen krejt si ne ender jetoj kam stres marje mendsh interes skam
    Per asgje pres diten me dek qajo vllazni ju kisha kshillu mos e provoni kur se osht I damshem shum per pisiqiken allahi ju udhzoft

  15. Ma ka shkatru jeten canabis sativa heren e par 2007 dhe me
    Ka kap nje ankth frig qe smun e pershkruaj dhe qe ather pi barna heleks antidpresiv kam qel djal aktiv mangup problematik tash frigohem nga hije ime

  16. Ju kish kshillu qe mos
    Me pi ma ata qe I kap ankthi heren e par net pin qaj uvin ka nja 20 n dit edhe 5 vakt namaz ne ti lutet allahit qe ta sheron per 1 muj dit super ka mu kthy n veti

  17. Kush nuk e ka provu Ose eshte Fillestar E Ka me te lehte per te hequr dore
    Si fillimisht ajo ta fshtirose mezore e pine dhe te ben per te qesh por me kalimin e kohes te bon serioz dhe e tejkalon nga nje cigare ne Dite dhe nga 3-4 ne dite
    Une Pershembull e kam pi vet shum 3-4 vjet vjet dhe Tani kam 3 Muj qe e kam Len dhe jam i vendosur per kete gje
    Por per nje gje dua nje shpjegimin ose Njeri qe e din te na kthej nje pergjigje A arrin te rikuperohen qelizat ..Apo a mund te pastrohesh vet Vetiu neqoftese nuk e pin me ???

  18. Se kuptoj ku jan ber kto studime per ashashin qe e paskan nxjerr kaq te demshem ate dhe pavaresish kesaj sbtete te ndryshme vazhdojn dhe legalizojn ashashin. Turp tju vije pasi me shum se 70% e gjerave qe ke then jan te pa verteta. LEGALIZE IT

  19. Pershendetje!! Jam nje djal 18vjec e gjysem, un kam filluar te konsumoj kete lloj droge qe ne moshen 13 vjec e gjysem diten e par qe kam pir ,e mbaj mend si sot,, ne moshen 14 vjec dhe deri ne kte dit sot u bera kosumator i rregullt, fillova pija dit per dit 3vitet e fundit pija ekstrem 10 15 cigare ne dit me duket sikur kam ren ne dashuri me barin,, nuk e mendoj qe ta le ndonjeher,,ju ndoshta mendoni ky esht kalama dhe flet keshtu sepse i duket per mburrje,, ose nuk mendon per pasojat me von,, sepse esht akoma adoleshent si te gjith te tjeret ,, por ne te vertet problemet qe shkakton “hashashi” esht memorja mushkrit si cigarja dhe probleme me stomakun, thjesht kjo esht mos e beni kaq dramatike,, kam njohur shum persona ne moshen 40 45 vjec qe kan nga 30vjet qe konsumojn “hashash” dhe cfar ju ka ndodhur thjesht ebejn jeten me qet se personat qe nuk konsumojn ekalojn kohen me bukur dhe problemet i kalojn me sportivitet,,ndersa ju kam ven re personave qe nuk pijn asgje as kafe as cigare jan 100% te paster, kur kan probleme stresojen kalojn ne 1faz vetem mendojn sikur jan te cmendur,, prandai mos keni frik sepse nuk esht kaq “Gogol” sa e bejn kta shkenctaret,, un flas sepse ikam ber me vepra dhe jo me studime,, emira gjithmon esht mos te pish semos mendoni qe po them esht mir ta pish,, jo mir nuk esht por mos flisni kaq keq sepse ju shkenctaret qe flisni keshtu,,kete mund ta lexoj prindi i dikujt qe e konsumon, mos na i beni nenat me fiksime ju lutem i lini ta bej gjumin te qeta mjaft me kto thashetheme sepse sjan te verteta…kalofshi bukur!!?

  20. Njerz bari ka shum sene te kqija ndryshe qi ta kana nqofse e pin 10 vjet rregullisht ja nis me rrshit hin ntripa tkingjit veq ni tymosje me ba a e din sa substancat ntru ti des. Edhe vet e kom pi si cigaren tash e di far efekti kta tlen shum mbrapa.

  21. Ky debat për rrethana te Shqipris ësht i kot, Shqipria ka kaluar ne grupin e shteteve si Kolumbia e shum vrnde Amerikolatine. E vetmja preventiv ësht forcimi i kontrollit të në kufi me Republiken e Shqipris, për ndryshe jemi të rrezikuar të gjith.

  22. Konsumimi i marijuanes ta rregullon imunitetin si p.sh ha me shum buk dhe je me energjik . Mund te ndodh te kesh paranoja , halicinacione ose ndonje gje tjeter po ato varen ne imunitetin e njeriut .
    Un mendoj qe duhet te legalizohet sepse shum te rinj po arrestohen por edhe per medicin Pjesa CBD e marijuanes ndihmon shum per kimioterapi nga kanceri ose semundje te tjera.
    Marijuana eshte shum e mir ?

  23. kam gati nji vit q skam konsumuar marihuan por nga ajo koh nuk mund te koncentrohem ne asgje jam totalisht e hutuar,me flihet gjume,nuk mund t logjikoj gjerat, dhe me pengon shum n vendim marrje per gjerat ne jete, nuk eshte se ma kerkon trupi perseri, ka ndonjeri q ka mundur ti mbys kto pasoja q mka lene ky dreq gjeje,ARSYEJA PSE KAM FILLU T KONSUMOJ KA QEN HUMBJA E MOTRES SIME NGA SEMUNDJA E KANCERIT NE MOSHEN 17 VJEQE, TANI JAM BERE ME NJE MOTER TE VOGEL Q SAPOKA LINDUR MBAN EMRIN E MOTRES Q MKA NDRRU JET, KA GJITH TIPARET E NJEJTA ME TE, ESHTE NJE RINGJALLJE DHE BESOJ NE MREKULLI! JU KESHILLOJ PERZEMERSISHT MOS TA KONSUMONI SEPSE JU BEN TE HUMBISNI GJITHQKA Q KENI ,MADJE MUND TA URRENI DHE VETENN!

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here