Marijuana mjekësore nuk ka rreziqe shëndetësore, OBSH deklaron: Nuk duhet t’u mohohet pacientëve

Përshtati në shqip: Blertina Koka

Një përbërës i nxjerrë nga marijuana ka përfitime shëndetësore dhe nuk duhet të ndalohet nga qeveria, deklaron Organizata Botërore e Shëndetësisë.

“Të dhënat e fundit nga studimet e kryera tek kafshët dhe njerëzit tregojnë se përdorimi i tij mund të ketë disa vlera terapeutike për krizat e shkaktuara nga epilepsia dhe gjendje të ngjashme, dhe nuk krijon varësi sa drogërat e tjera”, shton OBSH.

Ekspertët e Varësisë ndaj Drogës ekzaminuan rreziqet potenciale dhe benefitet e kanabidiol (CBD), një përbërës që gjendet tek bimët e kanabis.

Ndryshe nga përbërësit e tjerë, CBD nuk ka efekte intoksike, me fjalë të tjera “nuk krijon varësi”.

Ekspertët sugjerojnë që marijuana të përdoret në mjekësi për pacientët që kanë dhimbje, ankth dhe kriza.

Ndërkohë, Administrata Amerikane e Zbatimit të Ligjit Kundër Drogës i trajton ekstraktet e CBD-së si droga nr.1, ashtu si produktet e tjera të marijuanës, që do të thotë se e ndalon përdorimin e saj me pretendimin se nuk ka asnjë përfitim mjekësor.

Në një letër ku citon të kundërtën, Organizata Kombëtare për Reformën e Ligjeve të Marijuanës shkruan se “përbërësi CBD nuk i ka vetitë potenciale të abuzimit dhe humbjes së vetëdijes ashtu sa përbërësi THC, dhe argumenton që ka të dhëna “për një sërë përfitimesh mjekësore” për njerëzit e diagnostikuar me sëmundjen e Parkinsonit, sëmundjen  Huntington, çrregullimet bipolare dhe gjendje të tjera.

Burimi: Independent / Shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
Vitamina D3: Përfitime për shëndetin dhe si ta merrni në mënyrën e duhur
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi