Kryefaqja Box 6 Marijuana plak trurin? Ja ç’ thonë studimet e fundit!

Marijuana plak trurin? Ja ç’ thonë studimet e fundit!

0
Shpërndaje

Pershtati: Ilma Lamçe

Sipas një studimi, më i madhi i realizuar me teknikën e neuroimazherisë, konsumi i marijuanës përveç shumë efekteve negative, shkakton plakje të parakohshme të trurit të njeriut. Pjesë e këtij studimi kanë qenë 32 mijë persona, të cilëve u janë analizuar të dhënat celebrale. Truri i njeriut zë vetëm 2% të masës së trupit, por kërkon 20% të gjakut që pompohet aty përmes 370 mijë arterieve dhe mijëra enëve të tjera kapilare.

Studimi i kërkuesve të Amen Clinics, Google, John’s Hopkins University, University of California Los Angeles dhe University of California në San Francisco, kishte të bënte pikërisht me analizimin e këtyre mikro kapilarëve, gjendja e të cilëve, ka studime që thonë se tregon jo pak në lidhje me moshën e individit. Kështu pas analizave tomografike dhe skanimet SPECT, për çdo individ, kërkuesit përcaktuan dhe vlerësuan një farë moshe dhe kjo u krahasua me moshën reale të tyre. Nga kjo doli se plakja e trurit ishte e lidhur me fluksin e gjakut që kalonte përmes enëve mikro të trurit, dhe konsumi i marijuanës shkakton plakje të parakohshme me 2.8 vjet, ndërkohë që për ata që përdornin alkool ishte 0.6 vjet, për ata që vuanin nga skizofrenia ishte 4 vjet./BBC

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here