Marinzë, banorët protestojnë kundër Beqajt

Banorë të ndryshëm të Marinzës (Fier) po përballen me probleme të shumta shëndetësore pas shpërthimit të puseve të naftës. Banorët ankohen për protsimptoma, si: tharje fyti, marrje mendsh, këputje, dridhje trupi. Ata thonë se janë sëmurë nga gazi dhe se kanë shkuar familjarisht në spital. “Na keni lënë në harresë”, i thanë banorët ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, që shkoi sot në zonë, ndërsa konfirmoi se në spitalin e Fierit po marrin mjekim 12 banorë. Ministri Beqaj premtoi marrjen e masave të menjëhershme për furnizimin me ilaçe dhe vendosjen e një ambulance në dispozicion të banorëve.

Por ministri i Shëndetësisë u përball me zemërimin dhe reagimin e ashpër të banorëve. Të revoltuar për shkak se deri më tani nuk është marrë asnjë masë për përmirësimin e situatës së krijuar pas shpërthimeve në puset e naftës të kompanisë “Bankers Petroleum”, ata i kërkuan ministrit që t’i japë zgjidhje këtij problemi.

Pasojat dhe dëmet që la pas shpërthimi i puseve të naftës në kompaninë kanadeze “Bankers Pertrolium” janë ende prezente në pjesën më të madhe të fshatit. Por më shqetësuese është kontamimi i ujit nga gazi, duke shtuar rrezikun e helmimeve. “A e ka vrarë ndonjëherë mendjen ky ministri për çështjen tonë, se po na dhemb shpirti”, tha një nga banoret e zonës.

Postime të ngjashme

Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes
3 ushqime që duken të shëndetshme, por nuk janë të tilla
53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Temperaturat e larta, Brataj: Vapa rrit infarktet, trombozat dhe vdekjet e papritura
Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025
Inaugurohet materniteti ‘Mbretëresha Geraldinë’, Sala: 1.2 mld lekë investim
Si ta ruani avokadon të freskët për më gjatë? Truket e thjeshta që funksionojnë
Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë