Marinzë, raporti: Banorët, me probleme të rënda shëndetësore

Denisa Canameti

Fshati i Marinzës është i njohur si zonë gazi me një ndikim negativ në shëndetin e njerëzve. ISHP në studimin më të fundit të prezantuar në Konferencën Ndërkombëtare të këtij viti, prezantoi edhe një raport lidhur me impaktin që ka pasur ekspozimi i bankers-ibnabanorëve ndaj elementëve të ndryshëm të gazit.

Në studim ishin përzgjedhur 100 persona, të ndarë në: persona që jetonin afër zonës së gazit dhe persona që jetonin larg zonës së gazit. Studimi u bazua në një pyetësor të shpejtë.

83% e personave të përgjigjur kishin probleme me djegien e syve dhe probleme me lëkurën.

19.2% e të pyeturve raportuan se dikush nga familja e tyre kishte probleme me astmën, 11% e pjesëmarrësve raportuan se në familjen e tyre kishte anëtarë që vuanin nga problemet pulmonare. Gjithashtu, kjo popullatë tregon që vuan nga probleme të shumta të hipertensionit, si dhe probleme me kancerin e gjirit.

Duhet theksuar se studimi përfshin një periudhë 12-mujore. Kjo do të thotë që këto probleme banorët nuk i kanë shfaqur vetëm gjatë periudhës kur plasi gazi, por edhe më përpara.

Postime të ngjashme

Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes
3 ushqime që duken të shëndetshme, por nuk janë të tilla
53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Rishikimi i Buxhetit 2026: Financime shtesë për shëndetësinë
Temperaturat e larta, Brataj: Vapa rrit infarktet, trombozat dhe vdekjet e papritura
Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025
Inaugurohet materniteti ‘Mbretëresha Geraldinë’, Sala: 1.2 mld lekë investim
Paradoksi i shëndetësisë shqiptare: Të parët në Ballkan për shpenzimet spitalore, të fundit për financimin publik