Marrëdhëniet seksuale, ç’duhet të dinë femrat për mbrojtjen

Nëse kryeni marrëdhënie seksuale, është e rëndësishme të mbroheni nga një shtatzëni e paplanifikuar. Metoda tradicionale (tërheqja) është vetëm 70% efektive, që do të thotë që nëse një çift përdor si metodë mbrojtëse nga shtatzënitë e paplanifikuara tërheqjen, në 10 femra, 3 prej tyre do të mbeten shtatzënë.

PrezervativPrezervativët ofrojnë mbrojtje jo vetëm nga shtatzënitë e paplanifikuara, por gjithashtu dhe nga infeksionet seksualisht të transmetueshme, përfshirë dhe infeksionin HIV. Përdorimi i prezervativit kërkon mirëkuptimin e të dy partnerëve dhe është efektive vetëm nëse përdoret çdo herë në mënyrë korrekte.

Çfarë duhet bërë kur metoda që po përdorni ju dështon?

Në rastet kur prezervativi nuk vendoset në mënyrën e duhur, çahet apo rrëshqet gjatë marrëdhënies, apo nëse keni pasur marrëdhënie seksuale të pambrojtura, ju duhet të merrni kontraceptivin e urgjencës në mënyrë që të parandaloni një shtatzëni të paplanifikuar. Ka disa lloje kontraceptivësh të urgjencës që gjenden në çdo farmaci.

Si përdoret Kontraceptivi i Urgjencës (KU)?

Ajo çfarë duhet të bëni është të merrni dy tabletat që gjenden në kuti sa më shpejt të jetë e mundur, por jo më vonë se 5 ditë (120 orë) pas marrëdhënies seksuale të pambrojtur. Sa më herët të merren tabletat e kontraceptivit të urgjencës aq më të mëdha janë shanset për të parandaluar një shtatzëni të paplanifikuar.

pilula kontraceptive 1KU është i sigurtë dhe i përshtatshëm për ÇDO GRUA në çdo situatë.

Nëse keni një jetë seksuale të vazhdueshme apo të rregullt, ka metoda të tjera kontraceptive që ju mund të përdorni për t’u mbrojtur nga shtatzënitë e paplanifikuara, të tilla, si: tabletat ditore kontraceptive, injeksionet kontraceptive dhe spiralja.

Konsultohuni me mjekun apo shkoni në qendrën shëndetësore ku mund të merrni ndihmën e duhur mbi zgjedhjen e metodës kontraceptive që i përshtatet nevojave tuaja.

Metodat kontraceptive bashkëkohore gjenden në çdo farmaci.

Postime të ngjashme

“Video të manipuluara me inteligjencë artificiale në emër të mjekut Flamur Topi”/ AMA ngre alarmin: Dyshohet për mashtrim me të dhënat bankare
Rasti i 13-vjeçarit me autizëm në QSUT, KMD nis verifikimet
Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, ISHP: Ulet vdekshmëria, ja qarqet me incidencën më të lartë
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Shqipëria zgjeron mbrojtjen ndaj HPV-së, nis edhe vaksinimi kundër gripit sezonal