Masakrat në mjedis, sulmohen gazetarët Agim Blloshmi e Kristaq Binjaku

Ka përfunduar fatmirësisht pa pasoja sulmi i armatosur ndaj gazetarëve në Librazhd Agim Blloshmi dhe Kristaq Binjaku, si dhe dy inxhinierëve të pyjeve që ishin së bashku me ta. Katër përsonat u gjetën dhe u shoqëruan nga policia fillimisht drejt komisariatit për të marrë dëshmitë mbi sulmin dhe më pas drejt familjeve të tyre.

Agim BlloshmiAgim Blloshmi, gazetar i njohur në qytetin e Librazhdit, është gjithashtu pjesë e rrjetit të shoqatave mjedisore, ndërsa ka ngritur shpeshherë zërin për masakrën mjedisore që po bëhet në qytetin e tij. Aktualisht, pjesë e rrjetit mjedisor “Ecim” (i përbërë nga shoqatat mjedisore Ekolëvizja, Milieukontakt Albania, Ekomjedisi, AJMMI, Together for life dhe Egnatia), Blloshmi ka denoncuar rastet e prerjes së pyjeve, si dhe HEC-eve të shumta që po dëmtojnë zonën.

Mbrëmë, gazetari Agim Blloshmi e Kristaq Binjaku, si dhe dy inxhinierë u sulmuan me armë nga një grup kontrabandistësh drush në fshatin Stranik të Librazhdit. Dy gazetarët dhe dy inxhinierët e pyjeve që i shoqëronin, po përgatisnin një reportazh për masakrën në pyje dhe kontrabandën e druve.

Mbrëmë menjëherë pas sulmit gazetari Blloshmi bëri të ditur gjatë një kontakti të shkurtër telefonik se u kishin zënë pritë 10 vetë. Ata arritën të fshiheshin në pyll dhe t’u iknin autorëve.

Drejtori i policisë së Elbasanit, i njoftuar nga mediat, angazhoi forcat e policisë dhe arritën të gjejnë gazetarët dhe inxhinierët, ndërkohë që po vijon hetimet për sulmin e armatosur ndaj tyre.

Postime të ngjashme

"Shet produkte të rrezikshme"- Komisioni Europian gjobit TEMU-në me 200 mln dollarë
8 fruta me përmbajtje të ulët sheqeri
Shpërthimi i Ebolas, OBSH shpall emergjencë globale
3 gjëra që duhet të bëni për të pasur lëkrë me shkëlqim
Zakonet që do t'ju "shpëtojnë" nga fryrja e barkut
5 mite dhe të vërteta rreth sëmundjeve venoze
“Sterilizimi”/ Shtyhet gjyqi për ish-ministrin Ilir Beqaj, ja kur do të mbahet seanca e radhës
Asambleja e OBSH, ministrja Sala prezanton prioritetet e Shqipërisë në shëndetësi