Përshtati në shqip për gazetën “Shëndet+”: Blertina Koka
Artriti mund të shkaktojë dhimbje kronike dhe inflamacion në duar, gishta, bërryla, gjunjë dhe kyçe të tjera në trup. Nuk është gjetur ende asnjë kurë për këtë sëmundje, megjithatë mund të lehtësohen simptomat e saj me mënyra të ndryshme.
Uthulla e mollës është përdorur për vite me radhë si kurë natyrale për lehtësimin e dhimbjeve të shkaktuara nga artriti. Ky lëng përmban magnez, kalcium, fosfor dhe lëndë të tjera ushqyese që i nevojiten trupit për lehtësimin e dhimbjeve të gjymtyrëve. Magnezi tek uthulla e mollës ndihmon kockat të thithin kalciumin, që është shumë i rëndësishëm për forcimin e tyre. Uthulla e mollës është gjithashtu e pasur me acide dhe enzima, të cilat ndihmojnë në thithjen e lëndëve ushqyese që mbajnë gjymtyrët të shëndetshëm.
Uthull molle me vaj
- Përzieni 2 lugë gjelle uthull molle me 1 lugë gjelle vaj ulliri ose vaj kokosi.
- Masazhoni për disa minuta pjesët e gjymtyrëve ku keni dhimbje.
Shënim: Përsëriteni këtë metodë disa here për të lehtësuar dhimbjet.
Uthull molle me mjaltë – Këta dy përbërës janë të pasura me kalium.
Metoda 1:
- Hidhni 2 lugë nga secili përbërës tek një gotë ujë.
- Konsumojeni atë 3 herë në ditë.
Kjo përzierje shpërbën acidin urik, i cili shkakton sëmundjen e artritit.
Metoda 2
- Hidhni një lugë çaji mjaltë dhe një lugë çaji uthull në një filxhan me ujë të ngrohtë.
- Konsumojeni çdo ditë për të lehtësuar dhimbjet.
Shënim: Ky lëng ndihmon në nxjerrjen jashtë të toksinave të formuara tek kyçet dhe gjymtyrët.
Burimi: 1MHealthTips / https://shendeti.com.al/


