Maska efektive me drithëra dhe limon për pastrimin e fytyrës

Harrojini metodat e kushtueshme për të pastruar lëkurën, me këtë maskë të përbërë nga drithëra dhe limon, do të shihni rezultate pozitive në vetëm 7 ditë.

maske per fytyrenKa shumë faktorë që mund të shkaktojnë shfaqjen e njollave në lëkurë, sidomos në fytyrë, duke shkaktuar lëkurë të errët, dhe pa shkëlqim.

Ekspozimi në diell, ndryshimet hormonale, faktorët e mjedisit si dhe stili i jetës janë disa nga këto faktorë.

Drithërat janë përbërës natyral që ofrojnë një veprim të fuqishëm pastrimi duke thithur të gjitha papastërtitë dhe mbeturinat që grumbullohen në pore. Limoni është një ilaç popullor për ndriçimin e lëkurës, eliminimin e njollave dhe shenjave të moshës, ai përmban vitaminë C, një antioksidant që stimulon prodhimin e kolagjenit. Duke bashkuar këto dy përbërës do të formoni kombinimin e përsosur për të pastruar lëkurën, në mënyrë natyrale dhe me rezultate të dukshme pothuajse menjëherë.

Përbërësit:

  • Lëng i një limoni
  • Drithëra

Përgatitja:

Përzieni  lëngun e limonit derisa të krijoni një masë homogjene. Aplikojeni përzierjen direkt në fytyrë dhe lereni për të paktën 20 minuta. Pasi të hiqni maskën lani fytyrën si zakonisht.

Përgatiti për “Shendet+”: Elena Beta

Burimi: Health Healthy Food and Advice

Postime të ngjashme

Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme
Cila është mosha ideale për të pasur një fëmijë sipas shkencëtarëve
Si do të dukeshin në të vërtetë personazhet e famshme pa kirurgji kozmetike, sipas IA-së
Problemet me tiroiden tek fëmijët: Çfarë duhet të dinë prindërit
Zgjedhja e fondatinës sipas tipit të lëkurës: Kujdes jo thjesht estetikë
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
“Kremi i diellit duhet të jetë kudo", thotë një grua me kancer
Shkencëtarët zbulojnë se vaksina kundër gripit ka një efekt shqetësues në shëndetin e grave