Si duhet të kujdesemi për flokët tanë? Nuk na kushton asgjë që të tregojmë pak vëmendje përpara se flokët të shkojnë në një stad më të keq dhe që dëmtimi të jetë i padreqshëm.
Ja disa maska ushqyese që mund të bëni 1 herë apo 2 muaj dhe që rekomanduar që duhet mbajtur gjithë natën në flokë kjo përbërje. Në pamundësi për ta mbajtur gjatë gjumit, duhet të rrijë të paktën 4 orë në mënyrë që floku ta thithë më mirë.
Përbërësit: 1/2 gotë vaj ulliri, 2 të kuqe veze, 3 lugë gjelle lëng limoni (lëng i vërtetë limoni).
Në bazë të gjatësisë së flokëve përmasat mund të ndryshojnë. Mund të luani vetë me përmasat sipas nevojave tuaja. Njomni një peshqir me ujë të ngrohtë dhe lidheni në kokë, (sikur keni dalë nga dushi) në mënyrë që flokët të thithin lagështirë e të mos jenë shumë të thatë kur të vini maskën.
Pasi e keni mbajtur pershqirin për rreth 30 min, atëherë mund të filloni të aplikoni masën e mësipërme e cila duhet të jetë sa më homogjene. Më pas mund të rrethoni flokët me një qese të hollë në mënyrë që maska mos të rrëshkasi. Për pastrimin e maskës thjesht vazhdoni ritualin e zakonshëm tuajin për larjen e flokëve.
Maska për flokë të thatë dhe të dëmtuar
Për të realizuar një maskë ushqyese keni nevojë për 2 molla, 1 banane dhe 250 ml glicerinë për të hidratuar flokun. Përzijini mirë dhe lëreni ashtu për 10 minuta në flokët tuaj. Flokët e thata kanë nevojë për ushqyese dhe fruta arrin ti furnizojë me të gjitha vitaminat, që ndihmojnë në rindërtimin e rrënjës por dhe ti japë volum dhe shkëlqim flokut. Maska për flokë të dëmtuar
Nëse keni flokë të demtuar, tretni për rreth një orë 2 lugë drithëra në qumësht të ngrohtë. Vendoseni në flokë për 15 minuta, më pas bëni një shampo të lehtë. Tjetër alternativë është: që të bashkoni një gotë me kos dhe një lugë mjaltë, më pas vendoseni në flokë e lëreni për rreth një orë duke larë me pas floket me një shampo për flokë të dëmtuar.
Maskë ushqyese
Përbërësit: banane, mollë, 1 lugë mjaltë. Shtrydhni mollën dhe bananen dhe më pas shtojini 2 lugë mjaltë. Shtrijeni në mënyrë uniforme kremin e përftuar në të gjithë kokën dhe mbajeni për rreth 20 minuta. Më pas shpërlajeni me ujë të bollshëm dhe lani flokët me produktet tuaja të zakonshme.



