Maska për heqjen e zbokthit

  • Maska me aspirina

Aspirina është një ilaç i zakonshëm për dhimbjen e kokës, por tashmë mund të përdoret edhe si ilaç kundra zbokthit. Aspirina përmban një përqindje të madhe të acidit salicilik, i cili është një përbërës që perdoret në shampot kundra zbokthit. Ky acid, ka zbokth 3ka veti kundërvepruese dhe anti-bakteriale ndaj zbokthit.

Gjithçka që ju duhet janë 2 tableta aspirine dhe një shampo.

Copëtojeni aspirinën deri sa të bëhet plujur dhe shtojeni në shampo. Përdoreni sa herë të laheni duke e masazhuar kokën per 2 minuta. Më pas, shpërlajeni kokën më ujë të vakët.

  • Maska me uthull

Përpara se t’i lani flokët me shampoo normale, shperlajini me uthull molle dhe mbajini ashtu për 2 minuta. Më pas shpërlajini flokët me ujë të vakët dhe me shampoo. Përsëriteni këtë 2-3 herë në javë deri sa zbokthi të hiqet plotësisht.

Të njëjtën gjë mund ta bëni edhe me vaj ulliri, por duhet ta mbani në kokë për 3-5 minuta.

Përgatiti për “Shëndet+” : Daniela Bardhi

Postime të ngjashme

34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë
Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme
Si do të dukeshin në të vërtetë personazhet e famshme pa kirurgji kozmetike, sipas IA-së
Zgjedhja e fondatinës sipas tipit të lëkurës: Kujdes jo thjesht estetikë
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
“Kremi i diellit duhet të jetë kudo", thotë një grua me kancer
Kirurgët paralajmërojnë për një ndërlikim të frikshëm pas ndërhyrjeve për ngritjen e të pasmeve
Dermatologët sugjerojnë këto 8 ushqime për shkëlqimin e lëkurës