Maska që aplikohet një herë në javë. Ja rezultatet mahnitëse!

Përgatiti për gazetën “Shëndet +”: Elena Beta

maske4Me sa duket, shumica e njerëzve janë në dijeni të efekteve të dobishme që sjell orizi. Në fakt, ai mund të bëjë mrekulli edhe për lëkurën tuaj, duke eliminuar aknet, shenjat në lëkurë, si dhe duke i dhënë asaj shkëlqimin që dëshironi.

Orizi është i pasur me acid linoleik dhe squalene, dy antioksidues të fuqishëm që shkaktojnë çlirimin e kolagjenit, duke ngadalësuar kështu procesin e daljes së rrudhave. Për më tepër, kjo recetë parandalon dëmtimin e lëkurës për shkak të ekspozimit ndaj diellit.

Përbërësit:

  • 3 lugë oriz
  • 1 lugë gjelle mjaltë
  • 1 lugë gjelle qumësht

Metoda e përgatitjes:

Pasi të zieni mirë orizin (por pas zierjes duhet të keni përfituar edhe pak ujë, pra mos shterojë tërësisht) shtoni një lugë gjelle qumësht të ngrohtë në oriz, dhe një lugë gjelle mjaltë.

Aplikoni përzierjen në lëkurë të pastër dhe të thatë dhe lëreni atë të thahet.

Pasi të thahet, lani fytyrën duke përdorur ujin me të cilin keni gatuar orizin. Ky ujë ka aftësi të forta antioksiduese, eliminon rrudhat, lehtëson inflamacionin, hidraton lëkurën dhe stimulon qarkullimin e gjakut.

Kjo maskë do ta bëjë lëkurën të shëndetshme dhe rrezatuese. Për të marrë rezultate optimale, përsëriteni këtë trajtim një herë në javë dhe do të befasoheni nga efektet e saj.

Burimi:  www.naturalandhealthyworld.com/https://shendeti.com.al

 

 

Postime të ngjashme

Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme
Cila është mosha ideale për të pasur një fëmijë sipas shkencëtarëve
Si do të dukeshin në të vërtetë personazhet e famshme pa kirurgji kozmetike, sipas IA-së
Problemet me tiroiden tek fëmijët: Çfarë duhet të dinë prindërit
Zgjedhja e fondatinës sipas tipit të lëkurës: Kujdes jo thjesht estetikë
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
“Kremi i diellit duhet të jetë kudo", thotë një grua me kancer
Shkencëtarët zbulojnë se vaksina kundër gripit ka një efekt shqetësues në shëndetin e grave