Nëse keni probleme me njollat që lënë pas aknet, apo nëse doni të ngadalësoni procesin e plakjes ja ku është receta që ju vjen në ndihmë në të tilla raste. Shumë e thjeshtë pr t’u përgatitur dhe sigurisht tepër efektive.
- 1 lugë çaji mjaltë
- 1 lugë çaji lëng limoni i freskët
- 1/2 lugë çaji kanellë
- 1/2 lugë çaji pluhur arrash
Metoda e përgatitjes:
Përzieni të gjithë përbërësit së bashku derisa të krijohet një pastë homogjene.
Nëse keni lëkurë të ndjeshme, eliminoni limonin. Në raste të tilla, shtoni pak mjaltë më shumë në mënyrë që përzierja të jetë më e trashë.
Për më tepër, për shkak të mjaltit që zgjeron enët e gjakut, kjo maskë nuk është gjithashtu e rekomanduar për njerëzit që vuajnë nga sëmundje të enëve të gjakut. Si një zëvendësim për mjaltën, mund të përdorni argjile të bardhë ose të gjelbër.
Udhëzime:
Aplikoni pastën në fytyrë, duke shmangur zonën e syve dhe gojës. Lereni të qëndrojë për 30 minuta ose të paktën 10 minuta në qoftë se nuk mund ta duroni ndjesinë e lehtë të djegies, e cila qetësohet në 5 minutat e para, pastaj zhduket. Në fund, lani fytyrën me ujë të ngrohtë dhe aplikoni kremin hidratant që përdorni zakonisht.
Përgatiti për “Shëndet+”: Elena Beta
Burimi: http://www.healthyfoodhouse.com/


