Kryefaqja Box 4 Maskat natyrale për flokë të bukur

Maskat natyrale për flokë të bukur

0
Shpërndaje
Përshtati në shqip: Ilma Lamçe
Thonë se floku është gjysma e bukurisë dhe femrat shpenzojnë shumë për të patur flokë të shëndetshëm. Njerëzit kanë tipe të ndryshme flokësh dhe gjendja e tyre ndryshon sipas stinëve. Për të patur flokë jo të dëmtuar dhe të butë ju mund të përgatisni maskat e duhura në kushte shtëpie duke shpenzuar dhe më pak.
Këto maska me përbërës natyralë ndihmojnë në rigjenerimin e flokut.
Maska me vezë: E verdha e vezës është një burim i pasur me yndyra dhe proteina dhe është e mirë për hidratimin e lëkurës së kokës. Ndërsa e bardha e vezës përmban enzima të cilat eliminijnë bakteret dhe pastrojnë kokën duke shmangur vajisjen. Për të realizuar këtë maskë ju mjafton një vezë, duhet ta rrihni dhe më pas ta aplikoni në flokë dhe në lëkurën e kokës.Mbajeni për 30 minuta dhe më pas lajeni. Përsëriteni 2-3 herë në muaj.
Maskë me majonezë: Jo të gjithë e dinë por majoneza u jep flokëve shkëlqim, volum dhe i hidraton. Për të realizuar këtë maskë ju nevojitet një ccerek filxhani majonezë dhe i shtoni disa pika vaji. Përziejeni dhe më pas aplikojeni në flokë dhe në lëkurën e kokës. Kjo është një maskë e thjeshtë për tu përdorur dhe shumë efektive. Mbajeni për 30 minuta dhe më pas lajeni.
Maska me luleshtrydhe: Kjo maskë është e njohur për aromën e këndshme që lëshon në flokë dhe për hidratimin e tyre në thellësi. Për përgatitjen e kësaj maske ju nevojiten disa luleshtrydhe, një e verdhë veze dhe 2 lugë vaj ulliri. Përziejeni deri sa të krijohet një masë kompakte, aplikojeni në flokë dhe në lëkurën e kokës. Mbajeni për 30 minuta dhe më pas e lani./healthyfood

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here