Maskë fytyre me çokollatë

Kjo nuk është një maskë thjesht e shijshme, por edhe mjaft efektive për fytyrën. Çokollata ka efekte antioksiduese, të cilat do të rrisin qarkullimin e gjakut në fytyrë. Kjo maskë me çokollatë do t’ju bëjë të ndjeheni mjaft mirë në verë.

maske me cokollatePërbërësit :

  • 1 lugë gjelle qumësht
  • 2 lugë çaji çokollatë e shkrirë/ ose pluhur kakao
  • 3 lugë çaji mjaltë

Përgatitja :

Së pari, përzieni mjaltin me çokollatën/pluhurin e kakaos deri sa të bëhet një masë homogjene. Më pas, shtoni qumështin dhe përziejeni mirë. Aplikoni një shtresë të hollë maske në fytyrë dhe qafë. Maska mund të aplikohet 1 herë në javë.

Përgatiti: Daniela Bardhi

Postime të ngjashme

34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë
Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme
Si do të dukeshin në të vërtetë personazhet e famshme pa kirurgji kozmetike, sipas IA-së
Zgjedhja e fondatinës sipas tipit të lëkurës: Kujdes jo thjesht estetikë
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
“Kremi i diellit duhet të jetë kudo", thotë një grua me kancer
Kirurgët paralajmërojnë për një ndërlikim të frikshëm pas ndërhyrjeve për ngritjen e të pasmeve
Dermatologët sugjerojnë këto 8 ushqime për shkëlqimin e lëkurës