Nëse doni ta përdorni kivin kundër rrudhave, efektin e tij mund ta përforconi me një maskë: bëni kremin nga një kivi dhe pak kos.
Aplikoni në fytyrë një shtresë të trashë dhe lëreni të veprojë për pak minuta, më pas shpëlajeni mirë fytyrën.
Lëvorja me qime e kivit nuk është ushqimi më i shijshëm të cilin do ta kishit dëshiruar, por as ajo nuk duhet hedhur. Sepse ka tri herë më shumë antioksidantë sesa brendësia dhe vepron si një mjet i fuqishëm kundër alergjive, infeksioneve, por edhe tumoreve. Lëvorja e kivit është ilaç kundër baktereve siç janë stafilokoku dhe E.coli.
Përgatiti: Daniela Bardhi


