Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka
Nuk keni përse të harxhoni shuma të mëdha parash në blerjen e kremrave për fytyrën. Fatmirësisht, ju mund t’i përgatisni ato vetë në shtëpi, me produkte natyrale dhe shumë të mira. Më poshtë do të gjeni një maskë për fytyrën që është e lehtë për t’u realizuar dhe shumë efektive në eliminimin e rrudhave. Mbani shënime.
Ju duhen:
- 2 lugë çaji vazelinë
- 1 lugë gjelle vaj bajamesh ose vaj ulliri
- E verdha e një veze
- 1 lugë çaji mjaltë
- 1 avokado e qëruar
Përgatitja:
Ngroheni pak vazelinën derisa të shkrijë.
Shtoni mjaltin dhe përzieni mirë. Më pas shtoni përbërësit e tjerë (veza në fund). Përzieni mirë të gjithë përbërësit derisa të formohet një pastë. Futeni në një kavanoz dhe filloni ta tundni pak.
Si ta përdorni:
- Lajeni fytyrën mirë dhe më pas e aplikoni kremin në fytyrë.
- Masazhojeni me kujdes për pak minuta.
- Lëreni për 30 minuta dhe më pas e hiqni me pak pambuk ose një peshqir të zbutur me ujë mineral.
Shijoni rezultatet!
Burimi: Bright Side / https://shendeti.com.al/


