Materniteti i Pogradecit, në kushte skandaloze

materniteti i pogradecit2 materniteti i pogradecit1

Materniteti i Pogradecit është në kushte skandaloze. Mjafton të shihni foto dhe videon e mëposhtme të publikuar nga lapsi.al për të arritur në këtë përfundim. Suvaja e mureve gati në të rënë, lagështirë, banjot në gjendje mizerabël dhe thuajse çdo pajisje jashtë funksionit.

Sipas deputetëve të zonës (PD), në këtë maternitet është ulur ndjeshëm numri i lindjeve, pasi nënat e reja të Pogradecit shkojnë në spitalin e Ohrit. Këto fakte vijnë si denoncim për degradimin e sistemit shëndetësor, në një kohë kur kryeministri Rama dhe Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj flasin për reformë në shëndetësi dhe përmirësim të kushteve nëpër spitale, maternitete e qëndra shëndetësore.

PD thotë se kjo është pasojë e fokusimit të qeverisë tek koncesionet dhe vjedhja përmes tyre dhe jo te përmirësimi real i kushteve në qendrat shëndetësore./lapsi.al

materniteti i pogradecit6materniteti i pogradecit5 materniteti i pogradecit4 materniteti i pogradecit3

Postime të ngjashme

5 arsye pse pjeshkët nuk duhet të mungojnë në dietën tuaj
Çfarë duhet të dini para një ndërhyrjeje estetike? | Podcast me Dr. Tani Asqeri
“Mos e nënvlerësoni” – Mjeku: Kujdes nga infeksioni i Impetigos, ja shenjat dhe mënyrat e trajtimit
Çfarë i bën mëlçisë tuaj konsumi i kafesë
Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes
3 ushqime që duken të shëndetshme, por nuk janë të tilla
53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Rishikimi i Buxhetit 2026: Financime shtesë për shëndetësinë