Përshtati në shqip: Klevisa GJIKA
Mëngjesi nuk është momenti i duhur për të kontrolluar nëse je apo jo i infektuar me COVID-19. Një studim i fundit tregon se pacientët me grip nuk e shfaqin temperaturën në mëngjes, çka çon në dyshimin se kur u bëhet tamponi në këtë periudhë të ditës, përgjigjja mund të mos jetë e saktë.
Sipas ekspertëve amerikanë, në një studim të kryer u zbulua se 44% e personave që u testuan dhe ishin me rrufë, nuk kishin të njëjtën temperaturë me atë në mesditë apo pasdite. Kjo gjë nënkupton se bërja e tamponit në orët e para të ditës nuk është efektive sa duhet.
Përfundimi i tyre është se përgjigjja për të parë nëse je apo jo i infektuar me COVID-19 (kur bën tamponin në mëngjes), nuk është tërësisht e besueshme.
Dihet se matja e temperaturës është kthyer tanimë në traditë të qendrave shëndetësore, shkollave, aeroporteve, qendrave tregtare dhe shumë më gjerë, por mesa duket duhen caktuar disa masa të reja për orët e para të ditës.
Autorët e studimit, nga pjesë të ndryshme të SHBA, thanë:
“Rezultatet sugjerojnë që matjet e temperaturës në mëngjes mund të humbasin shumë raste të sëmundjes febrile.
Ekipi që u angazhua në këtë studimkonkludon në idenë se mëngjesi nuk është koha më e mirë për të matur temperaturën.
“Kontrollimi i temperaturës zakonisht rekomandohet një herë në ditë: në mëngjes në vendet e punës dhe shkolla, megjithatë rezultatet tona sugjerojnë që mëngjesi mund të jetë koha më e keqe.”/Daily Mail

