Matja e tensionit, ja ç’duhet pasur parasysh

Matja e tensionit

Jeta Lakrori, specialiste në Institutin e Shëndetit Publik

Presioni i gjakut duhet të matet në mënyrë të standardizuar duke përdorur pajisje që plotësojnë një sërë kushtesh. Nëse jeni duke matur presionin e gjakut nga mjeku, infermieri apo në shtëpi duhet të ndiqni procedurat në vijim:

  • Duhet të shmangni pirjen e duhanit, marrjen e kafeinës apo të ushqimit për të paktën 30 minuta para matjes së tensionit.
  • Matja duhet të fillojë 5 minuta pasi ju të jeni qetësuar.
  • Duhet të uleni të ndjeheni mirë e të qetë dhe jo duke folur me krahët e zhveshur e të mbështetur në nivelin e zemrës. Këmbët duhet të jenë në dysheme.
  • Në disa kushte të caktuara, tensioni i gjakut duhet të matet si në pozicionin shtrirë, në shpinë apo në këmbë.
  • Madhësia e manshetës për matjen e tensionit duhet të rrethojë të paktën 80 për qind të krahut, për të bërë kështu një matje sa më të saktë.
  • Matjet duhet të merren nga një instrument i kalibruar dhe i vlerësuar gjatë kohëve të fundit.
  • Duhet të regjistrohen dy presionet e gjakut, të matura (sistoliku dhe diastoliku), si dhe krahu i përdorues gjatë matjes, Shfaqja e tingullit të parë përcakton presionin sistolik të gjakut, ndërsa zhdukja e tingullit, përcakton presionin diastolik të gjakut.
  • Duhen mesatarisht dy apo shumë matje e lexime të ndara nga 2 minuta. Nëse leximet ndryshojnë nga 5mmHg, ose dhe më shumë duhet të bëhen lexime të tjera, pasi diçka nuk ka shkuar siç duhet të matjen e tensionit të lartë të gjakut.

Rreziku i presionit të lartë të gjakut pakësohet duke :

  • Reduktuar konsumin e kripës.
  • Konsumuar një dietë të ekuilibruar.
  • Duke shmangur përdorimin e tepruar dhe të dëmshëm të alkoolit.
  • Duke kryer rregullisht aktivitete fizik.
  • Mbajtur një peshë trupore të shëndetshme
  • Duke shmangur përdorimin e duhani.

Postime të ngjashme

Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, ISHP: Ulet vdekshmëria, ja qarqet me incidencën më të lartë
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Shqipëria zgjeron mbrojtjen ndaj HPV-së, nis edhe vaksinimi kundër gripit sezonal
Rreth 16 milionë kg mish derri nga Brazili, BE e ndaloi, Shqipëria vazhdon të importojë me shumicë
Anulohet tenderi prej 50 milionë eurosh për hemodializën