Mbërrijnë 25 mijë vaksina Sputnik/ Manastirliu: Ulim fashën e vaksinimit

Kanë mbërritur sot 25 mijë doza të vaksinës Sputnik, për të vijuar procesin e vaksinimit masiv në të gjithë vendin. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, nga Instituti i Shëndetit Publik, ku u krye administrimi i dozave të vaksinave Sputnik, deklaroi se deri tani janë mbi 936 mijë vaksina të mbërritura në vend.

Me ardhjen e 25 mijë vaksinave Sputnik ne arrijmë në totalin e vaksianve të mbërritura mbi 936 mijë vaksina nga kontratat tashmë të lidhura nga qeveria shqiptare. 823 mijë vaksina janë administruar në total përsa i përket grupeve të popullatës, por gjithashtu edhe grupeve të riskuara, në bazë të planit tonë të kombinuar të vaksnimit”, tha Manastirliu.

Duke theksuar se do të vijojmë me planin kombëtar të vaksinimit, Manastirliu tha se do të ulet fasha e vaksinimit.

“Tashmë jemi gati për të ulur fashën e vaksnimit, duke e filluar nga +59 vjeç, +58, +57 vjeç. Ndaj ftojmë të gjithë qytetarët që të aplikojnë në portalin e-Albania për t’u bërë pjesë e vijimit të kalendarit të vaksinimit, gjithashtu të kontaktojnë drejtëpërdrejt me mjekun e familjes për të marrë datën e vaksnimit”, bëri me dije Manastirliu.

Duke folur për situatën e kontrolluar epidemiologjike, Manastirliu bëri sërish apel qytetarëve për të vijuar të kenë kujdes dhe të respektojnë protokollet shëndetësore të vendosura edhe gjatë sezonit turistik.

“Edhe pse aktualisht në vend kemi rreth 190 raste pozitive aktive dhe rreth 20 pacientë të shtruar në spitalin Infektiv që po trajtohen me kujdes maksimal nga mjekët, duhet të vijojmë që të kemi sërish vigjilencë të shtuar dhe kujdes në zbatimin e protokolleve shëndetësore, edhe gjatë këtij sezoni, pra gjatë sezonit turistik”, apeloi Manastirliu.

Prej fillimit të procesit të vaksinimit janë kryer në total 823,053 doza të vaksinës antiCOVID19. Prej tyre 324,616 qytetarë i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës.

Procesi i vaksinimit po kryhet sipas të gjithë parametrave të sigurisë dhe cilësisë nga ekipe të trajnuar vaksinatorësh në të gjithë vendin.

Postime të ngjashme

Check-up falas për qytetarët, por sa kushton për buxhetin e shtetit?
Minutat e errësirës dhe paniku për jetën e pacientëve! KLSH zbulon faktin e rëndë, Trauma ka vetëm 1 gjenerator në punë dhe pa servis
U lëndua në sy gjatë protestës në Tiranë, Prokuroria e Tiranës nis hetimin për Erjon Vishkullin
Ministria e Shëndetësisë përditëson bilancin e të lënduarve nga protesta, katër persona të paraqitur në spitale
“Në Itali kanë çuar familja dhe miqtë, jo shteti”/ Rama i përgjigjet motrës së protestuesit: Iniciativën e mora unë, i kam uruar të shkuara para se të nisej
13 të lënduar pas protestës në Tiranë! Si paraqitet gjendja e të riut të goditur në sy
Diabeti në shtatzëni vazhdon edhe pas lindjes apo ndërpritet
Rama për protestuesit: Kanë nevojë për psikolog dhe trajtim