Kryefaqja Femijet Mbështetja e fëmijëve viktima të dhunës në marrëdhëniet familjare

Mbështetja e fëmijëve viktima të dhunës në marrëdhëniet familjare

0
Shpërndaje

Fëmijët kanë nevojë të dinë se dhuna në familje është e gabuar dhe të mësojnë metoda jo të dhunëshme për zgjidhjen e konflikteve. Fëmijët duhet të dëgjojnë në mënyrë të shprehur se dhuna në familje është e gabuar. Ata duhet të shohin modele alternative në mënyrë që të rriten me një ide pozitive për të ardhmen. Disa vende kanë krijuar programe që i mësojnë të rinjtë se si të shmangin dhunën në marrëdhëniet personale. Shkollat janë thelbësore në hartimin dhe zbatimin e strategjive që e edukojnë fëmijën të qendrojë larg sjelljeve të dhunshme. Programet e bazuara në shkollë mund të zvogëlojnë agresionin dhe dhunën, duke ndihmuar fëmijët të zhvillojnë qendrime dhe vlera pozitive dhe një gamë më të gjerë aftësish për të shmangur sjelljen e dhunshme. Programet e tjera të suksesshme theksojnë zgjidhjen e konflikteve, lojën bashkëpunuese dhe modelet pozitive.

Fëmijët kanë nevojë për ndjesinë e rutinës dhe të normalitetit. Dhuna në familje mund ta kthejë përmbysë botën e fëmijës. Rutina, siç mund të jetë të shkuarit në shkollë dhe pjesëmarrja në aktivitete krijuese, është jetësore për zhvillimin dhe mirëqënien e fëmijës dhe këto veprimtari nuk duhet të ndërmriten.

Fëmijët kanë nevojë për shërbime mbështetëse për të përmbushur nevojat e tyre. Përgjigjet ndaj fëmijëve të ekspozuar ndaj dhunës në familje duhet të jenë gjithëpërfshirëse, duke marrë parasysh gamën e efekteve dhe nevojave të fëmijëve të ndryshëm.

Fëmijët kanë nevojë për të rritur që ngrenë zërin dhe thyejnë heshtjen për ta. Fëmijët që janë të ekspozuar ndaj dhunës në shtëpi duhet të dinë që gjërat mund të ndryshojnë dhe se dhuna në shtëpi mund të marrë fund. Fëmijët kanë nevojë për shpresë për të ardhmen. Edukimi publik dhe fushatat e rritjes së ndërgjegjësimit mbi dhunën në familje duhet të përqendrohen më shumë në ndikimin tek fëmijët dhe mënyrat specifike për të adresuar këtë problem të fshehur. Qeveritë dhe institucionet e tjera publike duhet të flasin për ndikimin e dhunës në familje tek fëmijët.

Politikebërësit duhet të kenë në qendër të vëmendjes hartimin e politikave që sigurojnë jetesë pa dhunë të fëmijëve. Fëmijët kanë të drejtën e një mjedisi familjar të sigurt, pa dhunë. Qeveria mban përgjegjësi kryesore për të siguruar që fëmijët janë të sigurt në shtëpitë e tyre dhe për të siguruar këtë, mund të ndërmarrin disa hapa konkrete në kuadër të përmirësimit të legjislacionit dhe forcimit të institucioneve mbrojtëse.

Rritja e shërbimeve sociale që adresojnë ndikimin e dhunës në familje tek fëmijët. Qeveritë duhet të kenë në qendër të punës së tyre mbrojtjen më të lartë të fëmijëve dhe të mbështesin me fonde fëmijët që janë të ekspozuar ndaj dhunës në familje, brenda kontekstit të përgjithshëm të parandalimit dhe mbështetjes për viktimat e rritur të dhunës në familje.

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here