Kjo është një mënyrë mjaft efektive që ndikon në zbehjen e celulitit dhe reduktimin e dhjamit, sidomos rreth zonës së barkut. Për këtë arsye ju duhen vetëm 3 përbërës: uthull molle, locion trupi dhe qese plastike.
Përzieni ¼ e filxhanit me locion trupi dhe një lugë gjelle uthull molle, përzieni përbërësit derisa të formohet një masë homogjene. Merrni një peshqir dhe lageni me ujë të ngrohtë, vendoseni në vendin që keni celulit dhe dhjamë. Është e rëndësishme që uji të jetë i ngrohtë sepse do të ndihmojë në hapjen e poreve.
Pas disa minutash, aplikoni përzierjen me locion trupi dhe uthull në zonën problematike dhe mbështilleni me qese plastike për 3-6 orë. Është e këshillueshme që këtë procedurë ta ndiqni gjatë natës, që të mos lëvizni. Përsëriteni këtë metodë 3 herë në javë. Gjatë kësaj kohe duhet të bëni aktivitet të rregullt fizik dhe të ushqeheni shëndetshëm, në mënyrë që mos t’ju krijohen strija dhe të keni rezultate të dukshme.
Përshtati në shqip për “Shëndet+”: Daniela Bardhi/ Burimi: steptohealth


