Mbetjet spitalore, nis puna për inspektimin e firmave përgjegjëse, dhe jo vetëm

Inspektorati Shtetëror Shëndetësor i Tiranës ka nisur një inspektim në të gjitha qendrat shëndetësore dhe klinikat stomatologjike në mënyrë që të mbetje-spitalore-në-shkodërshmangen abuzimet me evadimin e mbetjeve spitalore. Nuk janë të pakta rastet kur është folur për rrezikshmërinë e hedhjes së këtyre mbetjeve në të njëtin vend me mbetjet urbane.

Deri tani mësohet të jenë inspektuar afro 295-300 klinika stomatologjike, nga të cilat 151 prej tyre nuk kishin fare kontratë për evadimin e mbetjeve spitalore. Ndërkohë, inpektoriati i ka pezulluar licencën  kompanisë “EuroTim”, e cila lidhte kontratë me subjektet, u merrte paratë, por nuk e bënte punën. Tjetër kompani e gjobitur për shkak të dokumentacionit jo të rregullt është edhe firma “Meditel”. Sipas kreut të inspektoratit, Gjergji Koja, do të merren masa të menjëhershme, sepse një situatë e tillë është e papranueshme. Ndonëse ka një ligj të qartë në lidhje me mënyrën si dhe ku duhet të bëhet asgjësimi dhe grumbullimi i mbetjeve spitalore, në shumë raste kjo nuk zbatohet, çka tregon rrezikshmëri për qytetarët, për shëndetin e tyre. /D.Canameti

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim