Mbi 240 raste të reja me tuberkuloz në Kosovë

Pesë raste me tuberkulozë janë hospitalizuar dhe po trajtohen në Klinikën e Pulmologjisë pranë Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). 241 pacientë kërkuan shërim për këtë sëmundje vitin që lamë pas. Kështu duke shënuar rritje të të prekurve krahasuar me vitin 2023. Edhe pse nuk ka statistika zyrtare, nga Klinika e Pulmologjisë në QKUK thonë se rreth 600 pacientë në tërë Kosovën janë regjistruar me tuberkulozë.

Drejtori i Pulmologjisë, Musa Hoxha në një intervistë për KosovaPress thotë se shkalla e të infektuarve është rreth 30 raste të reja në 100 mijë banorë në Kosovë.

Hoxha thotë se, krahasuar me vendet fqinje, shpeshtësia e rasteve me tuberkuloz është shumë më e lartë në Kosovë.

Ai thekson se për dallim nga vitet e më hershme, tuberkulozi po “stacionohet” më shpesh tek moshat e mesme dhe të shtyra.

Përveç këtyre, në intervistën për KosovaPress, drejtori i Pulmologjisë, Musa Hoxha tregon se numri i kërkesave për hospitalizim është më i madh sesa kapacitet që ka kjo klinikë.

Ndër të tjera, pulmologu Hoxha thekson nevojën për rritjen e numrit të infermierëve. Sa i përket barnave esenciale, Hoxha shprehet se janë mirë të furnizuar.

Tuberkulozi është një sëmundje infektive kronike, që prek kryesisht mushkëritë. Agjenti shkaktar i tij, mykobakteri i tuberkulozit, ose bacili Koh, transmetohet nga spërklat e pështymës ose të gëlbazës, kur personi i infektuar flet, teshtin ose kollitet.

Postime të ngjashme

Këto janë efektet anësore të ujit me limon
Mishrat e dhëmbëve: Çfarë tregon ngjyra e tyre për shëndetin tonë
Shifra shqetësuese: Vdekjet nga kanceri i rektumit po trefishohen te të rinjtë
5 superushqime që do t'ju ndihmojnë të flini më mirë dhe më gjatë
Erëzat që zvogëlojnë inflamacionin dhe forcojnë trupin
3 këshilla për të ulur konsumin e sheqerit dhe për të qetësuar sistemin nervor
Rriten importet e ilaçeve, KLSH: 80% janë kopje e origjinalit, pa cilësi dhe më shtrenjtë
Ndahet nga jeta akademiku Rexhep Qosja