Kryefaqja Aktualitet Mbi 700 punonjës policie të prekur nga Covid-19, 315 prej tyre të...

Mbi 700 punonjës policie të prekur nga Covid-19, 315 prej tyre të karantinuar

0
Shpërndaje

Virusi SarsCov2 nuk ka kursyer askënd duke filluar nga bluzat e bardha, arsimtarët dhe efektivët e policisë. Ironia e këtyre të fundit është se janë po ata që duhet të ruajnë që të zbatohet ccdo masë anticovid e vendosur nga qeveria, e megjithatë nuk i kanë shpëtuar as vetë infektimit. Prej nisjes së pandemisë numërohen mbi 700 punonjës policie të prekur. Pothuajse gjysma e tyre janë të vetëkarantinuar, ndërsa mungesa e tyre ka krijuar vështirësi në përballimin e punës së policisë.

Java që po mbyllet ka sjellë një rritje të frikshme të efektiveve të prekur, duke numëruar mbi 120 të infektuar. Sëmundja nuk ka kursyer as zëvendësdrejtorin e policisë së Tiranës, Dhimitraq Ziu, i cili është infektuar pak ditë më parë dhe po vijon mjekimin në shtëpi në gjendje të stabilizuar. 5 oficerë janë të shtruar në spitalet “COVID” për të marrë mjekimin e nevojshëm, ndërsa 10 kolegë të tyre kanë humbur jetën që prej muajit mars. I fundit që nuk e përballoi luftën me koronavirusin, ishte agjenti i sektorit të Antidrogës, Florian Pema, i cili humbi jetën të premten.

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here