Kryefaqja Aktualitet Mbi 700 raste të reja çdo vit me kancer gjiri, ekzaminimi i...

Mbi 700 raste të reja çdo vit me kancer gjiri, ekzaminimi i hershëm ju shpëton jetën

0
Shpërndaje

Nga Dr. Henik Zotaj

Tetori është vendosur si muaji i ndergjegjësimit për kancerin e gjirit në të gjithë botën.Qëllimi është për të rritur vemendjen dhe sensibilizimin, në Parandalimin, ZBULIMIN E HERSHEM, Trajtimin dhe Kujdesin Paliativ të kësaj semundjeje.

Faktori me i rendësishem nga i cili varet suksesi i trajtimit të këtij tumori është: KOHA E ZBULIMIT TE SEMUNDJES; ndaj në shumë vende të botës organizohen fushata masive për depistimin e tumoreve të gjirit tek gratë në rrisk dhe të grate pa simptoma, me qellimin e vetem zbulimin e hershëm.

Në Shqipëri diagnostikohen mbi 700 raste të reja çdo vit, me kancer te gjirit, ku mosha me e prekur eshte ajo midis 41 deri 59 vjeç por, vitet e fundit tumoret e gjirit po diagnostikohen edhe ne mosha shume me te reja.

Faktorët kryesore të riskut në tumoret e gjirit janë:

Histori familjare

Nëse nëna, vajza, motra apo gjyshja juaj kanë kaluar një tumor të gjirit, rrisku është gjithnjë e më i lartë të prekeni nga kjo patologji.

Mosha

Sa më e madhe të jetë mosha e personit, aq më tepër rritet risku për t’u prekur, rreziku rritet në moshat mbi 40 vjeç, ndërsa midis moshës 50 deri në 75 vjec, ky rrezik dyfishohet.

Faktorë gjenetike (hereditare).

Rreth 5–10 % e të gjithë pacientëve që diagnostikohen me kancer gjiri janë të lidhura me faktorë gjenetikë.

Mutacioni në gjenet BRCA1, BRCA2 dhe p53, shkaktojnë një rritje të konsiderueshme të rrezikut për tumor të gjirit.

Faktorë Riprodhues

Favorizojnë këtë tumor:

  • Lindjet e para mbi moshën 30 vjeç.
  • Menopauzat e vonshme, pas moshes 55 vjeç
  • Përdorimi i kontraceptiveve orale etj.
  • Ekspozimi ndaj rrezatimit.
  • Rrezatimet e të gjitha llojeve, për periudha të caktuara kohe, bëhen shkak për shpërthimin e një tumori të gjirit.

Ndryshimi i stilit të jetës, sic është:

  • Dieta e pasur me yndyrna dhe mënyra e të ushqyerit.
  • Konsumimi i alkolit dhe duhanit, rrit ne menyre modeste rrezikun per tumore te gjirit
  • Obeziteti

Kryesisht te grate post menopauz si dhe ulja e aktivitetit fizik, rrisin ne menyre modeste rrezikun per tu prekur nga nje tumor i gjirit.

C’fare duhet te terheqe vemendjen e nje gruaje, te gjiri i saj.?

Disa nga shenjat që mund të jenë tregues të prezences se nje patologjie tumorale ne gjirin tuaj janë:

  • 1. Prekja e një mase, një kokërr në gji ose nën sqetull.
  • 2.Trashje ose ënjtje e një pjese të gjirit.
  • 3. Rrudhosje e lëkurës se gjirit dhe ndryshimi i ngjyres se lekures ne ngjyre “portokalli”.
  • 4. Skuqje, majisje, carje apo dëmtime të tjera të lëkurës së gjirit
  • 5.Shtremberimet “arkitekturore”te pamjes se jashtme te gjirit.
  • 6.Terheqje ne brendesi ose gropëzim i thithit të gjirit.
  • 7.Rrjedhje, sekrecione nga gjiri duke përfshirë edhe gjakun.
  • 8.Asimetria e gjinjeve, ndryshimi në madhësinë apo formën e gjirit.
  • 9.Fryrje ose enjtje e lehte e krahut..etj

Nëse një grua apo vajze ka simptomat e mësipërme duhet të shkojë menjëherë te mjeku i familjes e me pas te mjeku specialist, per te kryer nje ekzaminim klinik te gjirit.

Jo cdo ndryshim ne gjirin tuaj eshte Tumor.

Ne te njejten kohe, nuk duhet te shqetesoheni nga keto ndryshime ne strukturen e gjirit, sepse shumica e ketyre ndryshimeve, shkaktohen nga patologji te gjirit por, qe jane te parrezikshme per jeten, te tilla si:

Crregullime te natyres hormonale, tumore beninje, formacione kistike (te mbushura me likid), kalcifikuse, infexione te ndryshme, gjendje inflamatore..etj.

te cilat sherohen me ane te trajtimit mjeksor.

Ekzistojnë disa mënyra per kontrollin e gjirit, sic jane:

VETKONTROLLI i gjirit.

Vetekontrolli, eshte metoda me thjeshte dhe duhet bere te pakten nje here ne muaj, me qellim qe cdo grua te njohe mire gjirin e saj dhe te mund te dalloje cdo ndryshim te mundshem te tije, koha me e mire eshte java e pare pas periodave.

Ekzaminimi klinik i gjirit.

Kryhet nga një personel shëndetësor, kryesisht mjek familjeje ose mjek specialist – senolog ose onkolog.

Mamografia

Mamografia mund ti dallojë tumoret e gjirit rreth dy vjet para shfaqjes së shenjave, atehere jane te gjitha mundesite për t’u trajtuar me shume sukses.

Carol Milgard Breast Center dhe TRA Medical Imaging, këshillojnë gratë të bëjnë depistimin nepermjet mamografise çdo vit, duke filluar nga mosha 40 vjeç.

Provat kanë treguar, se gratë që kalojnë një mamografi vjetore pa e kryer, mund të humbin mundësinë për një diagnozë të hershme të tumorit të gjirit.

Eko e gjirit

Keshillohet kryesisht per vajzat dhe grate e moshes 20 deri 40 vjec, cdo 2 deri 3 vjet dhe ato me risk me te larte cdo vit.

Rezonanca magnetike e gjirit:

RM e gjirit jep informacion të detajuar për të gjitha patologjitë e gjirit, në rastet kur metodat e tjera diagnostikuese si Mamografia apo EKO e gjirit, janë të pamjaftueshme, duke mundësuar diagnostikimin e saktë të sëmundjes.

Zbulimi i hershem shpeton jete.!

Rreth 90% e grave të diagnostikuara me Tumor te gjirit në FAZAT E HERSHME dhe pas nje trajtimi te mire profesional mjeksor, kanë rezultuar me një prognozë, (ecuri) shumë të mirë.

Menyra e te ushqyerit si, dieta pa yndyrna, dhe aktiviteti fizik mbeten determinuese per te mbajtur sa me larg kete semundje.

Nese vihen re shenjat e para, te nje ndryshimi ne gjirin tuaj, menjehere duhet kryer ekzaminimi dhe trajtimi ne faze te hershme i semundjes, shenja, te cilat ne asnje rast nuk duhet te neglizhohen

Jo vetem fjale, ne Tetorin Roze.!

Ne kete muaj (tetor) por jo vetem, strukturat shendetesore dhe politik-beresit duhet, te krijojne te gjitha lehtesirat, per t’iu dhene mundesi grave dhe vajzave te kryejne keto ekzaminime, kryesisht Imazherike.

Te siguroje nje numer optimal aparaturash imazherike si Mamografi dhe Eko, statike ose te levizshme.

Te organizoje dhe financoje fushata depistimi dhe sreening per grate ne rrisk dhe ato pa simptoma me qellim zbulimin e hershem te tumoreve te gjirit.

LËR NJË MESAZH

Please enter your comment!
Please enter your name here