Mbi 940 mijë qytetarë pajisen me karta shëndeti

karta

“Mbi 941,954 qytetarë janë pajisur me karta shëndeti deri në datën 10 shkurt 2016”, njofton zyrtarisht Fondi i Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor, sipas të cilit, në vijim të procesit janë marrë një sërë masash në drejtim të përmirësimit të sistemit të shpërndarjes së këtyre kartave.

FSDKSH bën me dije se vetëm për periudhën 05 janar – 11 shkurt 2016, janë shpërndarë rreth 249,528 karta shëndeti, në të gjithë Shqipërinë, për të gjitha kategoritë përfituese të skemës së sigurimit shëndetësor, ndërkohë që gjatë gjithë vitit 2015 janë shpërndarë rreth 692,426 karta shëndeti.

“Kategoritë që deri më tani kanë numrin më të madh të kartave aktive të shëndetit janë fëmijët nga 0 – 12 muaj me 15,666 karta, fëmijët nga 1-18 vjeç me 108,550 karta, të papunë/punëkërkues me 59,928 karta, të punësuarit me 105,883 karta, studentët me 24,109 karta dhe pensionistët me 250,495 karta shëndeti aktive”, sqarohet në njoftimin e FSDKSH-së.

Sipas tij, në vijim të masave që FSDKSH mori në drejtim të përmirësimit të sistemit të shpërndarjes së kartave të shëndetit, ku hapi i parë ishte shtyrja e afatit të librezës shëndetësore deri më 30 prill 2016, tashmë janë hapur edhe një sërë sportelesh të reja në të gjithë vendin, të cilat kanë ndikuar në eliminimin e radhëve të gjata dhe që qytetarët të pajisen me karta në një kohë sa më të shpejtë./ https://shendeti.com.al/

karte shendeti

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Trajtimi me medikamentet GLP-1 RA, mjekja zbulon gabimet më të zakonshme që bëjnë pacientët
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Pagesat nga xhepi për shëndetësinë, Raporti i KE: Qytetarët paguajnë tri herë më shumë se mesatarja e BE-së
Mjekja zbulon dietat që janë efektive për rënien nga pesha
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni